15 Dhjetor 2018

Turqia synon të hyjë në mesin e 10 ekonomive të para të botës deri në vitin 2023

Ankara, 11 janar - Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi se vendi i tij do të hyjë në mesin e 10 ekonomive të para të botës deri në vitin 2023.

Gjatë një fjalimi në Kompleksin Presidencial në Ankara përpara kajmekamëve nga të gjitha rrethet e vendit, kreu i shtetit turk theksoi se që nga viti 2002 e këtej të ardhurat kombëtare për frymë janë rritur nga 3.500 dollarë, në 11.000 dollarë; ndërkohë që një progres i konsiderueshëm është shënuar edhe në nivelin e arsimit.

Duke u ndalur mbi zhvillimeve ekonomike në Turqi, Erdogan tha se ka ndryshuar synimi për t’u renditur në mesin e 20 ekonomive të para deri në vitin 2023 dhe se tashmë objektivi i ri është të hyjnë në mesin e 10 ekonomive më të mëdha të botës.

“Ne kemi realizuar disa reforma për mirëqenien shoqërore. Qëllimi i reformave të jetësuara në arsim, shëndetësi dhe sigurime shoqërore është të zgjasim dorën e shtetit për qytetarët”, u shpreh ai.

Më tej, lideri turk u ndal mbi luftën kundër terrorizmi duke thënë se në këtë aspekt është përshkuar një distancë e rëndësishme dhe se Anadolli Juglindor, tashmë pa prani terroriste, po rimëkëmbet e zhvillohet falë shërbimeve që shteti ka çuar në këtë zonë të vendit.

Erdogan tërhoqi vëmendjen se Turqia, vend që po zhvillohet vrullshëm në çdo fushë, mund të bëhet shënjestër e disa qarqeve në krizë xhelozie; ndërsa paralajmëroi se qarqet në fjalë, të cilat s’arritën dot ta përçajnë kombin turk etnikisht, mund të bëjnë përpjekje për ta realizuar këtë synim grabitqar nëpërmjet besimeve dhe sekteve.

“Ka shumë gjasa që sulmet ndaj unitetit, integritetit, bashkëjetesës, solidaritetit dhe vëllazërisë së kombit tonë të shtohen në mënyrë progresive duke nisur që nga ky vit e në vijim”, tha Presidenti Erdogan duke vënë theksin mbi unitetin dhe solidaritetin e vendit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 15 dhjetor 2018 - Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit në të cilën do të shqyrtohet kërkesa e 42 deputetëve për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme për miratimin e Projekt-rezolutës mbi procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  C-301, ora 10:00)

- Rrjeti i Grave të Kosovës organizon Kuvendin Vjetor të 16-të të Anëtareve. (Hotel Sirius, ora 10:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, bën homazhe tek shtatorja e Heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. (Shtatorja e Zahir Pajazitit në Prishtinë, ora 11:00)

- Gjimnazi "Hasan Nahi", organizon testin fazës së parë te garës e inteligjencës "Eureka". (Gjimnazi "Hasan Nahi", ora 11:00)

- Autostrada Biennale organzon konferencën vjetore “Revolucioni Jemi Ne - La Rivoluzione Siamo Noi” në të cilën prezanton "Autostraden Bienaleve: Libri i Përbashkët". (Muzeu Arkeologjik në Prizren, ora 11:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, bën homazhe tek tek varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova, dhe tek varri i veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare Adem Demaçi. (Velani, ora 11:15)

- Fëmijët e lagjeve për rreth Parkut së bashku me prindërit e tyre shoqërues do të organizojnë protestën kunder degradimit të Parkut! (Tek anfiteatri në Parkë, ora 12:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, bën homazhe tek varrezat e familjes Jashari në Prekaz. (Prekaz, ora 12:00)

- Ambasada Gjermane së bashku me Diakonie Kosova në Mitrovicë organizon tregun tradicional të Krishtlindjeve. (Oborri i Diakonie Kosova në Mitrovicë, ora 15:00)