29 Mars 2024

Turqia në prag të krizës ekonomike

Ankara, 5 shtator - Në Turqi, inflacioni i lartë në rritje dhe rënia e vlerës së monedhës po nxisin frikën se vendi është në prag të një krize financiare dhe ekonomike.

Vendosja muajin e kaluar e tarifave tregtare nga Presidenti Donald Trump, pas vazhdimit të ndalimit të pastorit amerikan, Andrew Brunson, u bë shkak për zhvlerësimin e monedhës turke.

Banka Qendrore Turke premtoi të përdorë të gjitha mjetet në dispozicion të saj dhe të riformulojë politikat e saj monetare në një takim të 13 shtatorit ku do të diskutohet mbi normat e interesit.

Megjithatë, analistët paralajmërojnë se një rritje agresive e normave të interest mund të mos jetë e mjaftueshme për të frenuar inflacionin apo për të mbrojtur lirën.

"Është e pamundur të mos e ndiejmë inflacionin. Duhet të shpenzojmë dyfishin e atyre kemi fituar, pagat tona mbeten të njëjta, çfarë do të ndodhë? Situata po përkeqësohet dhe po bëhet gjithnjë e më e vështirë", thotë Leyla Ates, një pensioniste.

"Turqit nuk e meritojnë këtë. Ne jemi më shumë se të prekur, po jetojmë një makth", thotë një banor.

Vendosja muajin e kaluar e tarifave të tregtisë nga Presidenti Donald Trump, pas vazhdimit të ndalimit të pastorit amerikan, Andrew Brunson, u bë shkas për zhvlerësimin e monedhës turke.

Brunson është në gjyq nën akuza për terrorizëm, një rast që Uashingtoni e quan të motivuar politikisht.

Duke injoruar presionin e Shteteve të Bashkuara, kreu i gjykatës së apelit të Turqisë, Rustu Cirit, mbështeti dje refuzimin e Turqisë për lirimin e Brunsonit, duke thënë se lirimi i tij është një çështje vetëm e gjyqësorit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)