19 Mars 2024

Themelohet Këshilli Kombëtar për Inovacion dhe Ndërmarrësi

Prishtinë, 23 nëntor - Qeveria e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme, me propozim të Ministrit të Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, ka marrë vendim për themelimin e Këshillit Kombëtar për Inovacion dhe Ndërmarrësi.

Ministri Beqaj, me rastin e propozimit për themelimin e Këshillit Kombëtar për Inovacion dhe Ndërmarrësi, ka theksuar se formimi i këtij Këshill ka për qëllim koordinimin e të gjithë akterëve relevantë për fushën e inovacionit dhe ndërmarrësisë.

“Qëllimi i themelimit të Këshillit Kombëtar për Inovacion dhe Ndërmarrësi është koordinimi i të gjithë akterëve relevantë qofshin institucional, qofshin ata të biznesit apo të shoqërisë civile, për fushën e inovacionit dhe ndërmarrësisë”, ka thënë ministri Beqaj.

Këshilli Kombëtar për Inovacion dhe Ndërmarrësi në bazë të vendimit të sotëm do t’i ketë 17 anëtarë, ndërsa fushëveprimtaria e tij do të rregullohet me rregullore të veçantë e cila do të harmonizohet në Këshill dhe do të miratohet nga Qeveria e Kosovës.

Ministri Beqaj, po ashtu ka sqaruar se themelim i Këshillit nuk ka implikime financiare shtesë, sepse është e përfshirë brenda buxhetit të Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë. Këshilli do të udhëhiqet nga Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)