25 Prill 2024

Të merren masa për rimëkëmbjen ekonomike të grupeve shoqërore në nevojë

Prishtinë, 15 maj - Sipas një vlerësimi të situatës mbi ndikimin e pandemisë tek familjet në nevojë realizuar nga Terre des hommes, ku janë intervistuar 779 persona nga 8 qytete të Shqipërisë, vihet re se shqetësimet kryesore të shtuara nga COVID-19 lidhen me gjendjen ekonomike për 96% të personave të pyetur; edukimin e fëmijëve për 94% të të pyeturve; frikën se masat shtrënguese do të zgjasin për 93% dhe rrezikun se ata apo të afërmit mund të preken/humbasin jetën nga COVID-19 për 89% të personave të pyetur.

4 në 5 persona (80%) janë të papunë dhe 22% prej tyre e kanë humbur punën për shkak të pandemisë.

Vetëm 2 në 10 të anketuar deklarojnë se vazhdojnë të kenë të ardhura të rregullta mujore.

Nga ana tjetër, mungesa e të ardhurave dhe pamundësia për të siguruar produktet e domosdoshme ushqimore për familjen, ka sjellë sfida psikologjike për 96% të personave të pyetur.

“Që të jem i sinqertë, kjo situatë na ka bllokuar komplet. Menduam se filluam të stabilizoheshim, por situata ekonomike në familjen tonë është përkeqësuar sërish sese tani edhe une edhe djali jemi pa pune."

"Që nga 11 marsi kam punuar vetëm 10-11 ditë sepse tek kompania ku punoj unë nuk ka më kërkesa. Edhe djali punonte si banakier deri para koronavirusit por që kur u mbyllën lokalet nuk ka punuar fare”, thotë A.C., përfitues i shërbimeve fuqizuese dhe riintegruese në Qendrën Komunitare Multi-funksionale Lezhë.

Mësimi online është kthyer në një nga problematikat kryesore për prindërit. 69% e fëmijëve kanë mundësi ta ndjekin mësimin vetëm në mënyrë sporadike duke siguruar internetin nga rimbushja e telefonave me ofertat më të lira, apo duke përdorur internetin e fqinjëve.

Shqetësues mbetet fakti se janë 16% e 418 fëmijëve të pyetur, që nuk kanë asnjë mundësi për të ndjekur mësimet online pasi nuk kanë asnjë formë aksesi në internet.

Sa i përket besimit tek institucionet përgjegjëse lidhur me menaxhimin e situatës së pandemisë (përveç organizatave jo-qeveritare), besimin më të lartë e kanë institucionet shëndetësore dhe Policia e Shtetit, ndërkohë, shkallë më të ulët të besimit kanë Sistemi i Shërbimit Social dhe Ndihmës Ekonomike që pasohet nga administrata lokale dhe më pas nga Parlamenti/ Qeveria shqiptare.

Bazuar në gjetjet e këtij vlerësimi, Terre des hommes në Shqipëri rekomandon:

    Hartimin e strategjive afatshkurtër dhe afatgjatë për rimëkëmbjen ekonomike të grupeve shoqërore në nevojë, për menaxhimin e vështirësive financiare dhe punësimit në periudhën e tranzicionit të hapjes graduale e më tej;

    Hartimin e një strategjie për minimizimin e dëmeve të shëndetit mendor të personave vulnerabël dhe të menaxhimit me rigorozitet të efekteve afatgjata që pritet të vijnë më pas;

    Fokusimin e thirrjeve për aplikime të Fondit Social për Bashkitë, nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, tek ndërhyrjet për rimëkëmbjen nga pasojat e pandemisë me fokus të veçantë grupet vulnerabël;

    Ofrimin e mbështetjes passhkollore dhe progameve të shkollave verore nga ana e Ministrisë së Arsimit, Rinisë dhe Sportit, për të rikuperuar mësimet për fëmijët dhe të rinjtë që kanë pasur vështirësi në ndjekjen e procesit mësimor online;

    Mundësimin me akses në internet apo mundësi komunikimi dhe informimi për grupet në nevojë, në situatën e fatkeqësisë natyrore apo emergjencës civile;

    Ngritjen e kapacitieteve të Punonjësve për Mbrojtjen e Fëmijëve në menaxhimin e rasteve të abuzimit dhe dhunës në familje të cilat kanë nevojë për një ndjekje të vazhdueshme dhe proaktive.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)