19 Prill 2024

Të krijohet strategji e një fond për zhvillim 'Duaje tënden'

Prishtinë, 6 shkurt - Edhe më tej vendi vazhdon të përballet me një gjendje ekonomike të brisht dhe e cila duhet të fuqizohet më shumë se deri tash nga qeveria e re.  Si rezultat i kësaj gjendje jo të mirë ekonomike, qytetarët po përballen me papunësinë, varfërinë nga e cila edhe qindra mijra veta po ikin drejt perëndimit.

Me ardhjen e qeverisë së re e cila asnjëherë nuk ka udhëhequr me shtetin e institucionet e saj organizatat të cilat merren me mbrojtjen dhe promovimin e ekonomisë, presin plane konkretet për mbështetjen, fuqizimin, zhvillimin dhe rritjen ekonomike e sidomos të prodhimit vendës si dhe tërheqjen e investimeve të huaja.

"Duaje tënden”, ishte nisma e Lëvizjes Vetëvendosje e filluar në shtator të vitit 2011, që ka për qëllim promovimin e prodhimeve të vendit, për ta nxitur zhvillimin ekonomik.

Vendit tonë i duhet më shumë se kurrë ta zhvillojë ekonominë, t’u sigurojë qytetarëve vende pune dhe mirëqenie sociale, duke i përkrahur prodhuesit e vendit.

Përfaqësuesit e komunitetit të biznesit flasin për "Syri.net" rreth prioriteteve të qeverisë së re në aspektin ekonomik.

Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, tha për "Syri.net", se qeveria e re duhet të adresojë me prioritet çështjet që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, zbatimin e drejtë të kontratave, luftimin e korrupsionit, por edhe çështje të tjera që lidhen me kapitalin njerëzor, ato të infrastrukturës, kryesisht hekurudhore, si dhe përmirësimit dhe diversifikimit të infrastrukturës energjetike.

"Të gjitha këtyre duhet t'u paraprijë hartimi i një strategjie kombëtare të zhvillimit ekonomik, e cila do të ishte dokument udhërrëfyes për të gjitha iniciativat dhe vendimet e qeverisë dhe institucioneve të tjera", tha Zeka.

Drejtori i OEAK-së  shtoi se qeveria po ashtu duhet me urgjencë të rishikojë edhe ofertën e vendit për investitorët e huaj, si dhe mënyrën e promovimit të potencialeve ekonomike të vendit para investitorëve të huaj.

Kryetari i Aleancës Bizneseve Agim Shahini, tha për "Syri.net", se qeveria Kurti do të përballet me shumë sfida të menjëhershme ekonomike e politike...

"Kur themi politike këto janë të ndërlidhura me ekonominë, sepse në Ballkan këto janë të lidhura ngushtë njëra me tjetrën. Prioritet i qeverisë do të duhet jetë hartimi i planit strategjik zhvillimor afat shkurt, mesëm dhe afat gjatë, ku në bazë të saj do të fokusohen edhe prioritete sektoriale dhe hartimi i  infrastrukturës përcjellëse që avancon prioritetin zhvillimor, duke rrit prodhimin, punësimin, migracionin e eksportin", tha Shahini.

Ai shtoi se AKB-ja, kërkon nga Kurti  t'i realizon premtimet e dhëna gjatë fushatës dhe gjatë ekspozes së programit qeverisës  para opinionit publik  dhe kuvendit, duke përfshirë barazi në treg kosovar për të gjitha bizneset, politika stimuluse për startapa e biznese prodhuse, politika joshëse për investitor vendor dhe të huaj, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe informalitetit që pengon zhvillimin ekonomik formal.

Kryetari i Klubit të Prodhuesve Fejzullah Mustafa, tha për "Syri.net", kërkon nga qeveria e re që të bëjë më shumë për prodhuesit vendës dhe të angazhohet për heqjen e taksës së akcizës ndaj prodhimeve të lëngjeve. Ajo është nga viti 2006 dhe edhe përkundër kërkesave asnjë nga qeverit e kaluara nuk arrit ta heq. Kjo taks është e vetmja në rajon.

Pos Kosovës e cila e ka taksën për prodhimin e lëngjeve të gazuara e të pa gazuara, asnjë vend tjetër në rajon nuk e ka.

"Nga qeveria e re presim një përkrahje më të madhe. Unë mendoj që qeveria Kurti duhet të krijoi një fond për zhvillimin ekonomik të Kosovës, me një normë të interesit të ulët  dhe me një periudhë më të gjatë të kthimit dhe të ndihmoi biznesin me kushte më të volitshme sesa bankat komerciale", tha  Mustafa.

Kjo do të ishte një ndihmë për zhvillimin ekonomik të vendit.

Kryetari i Klubit të prodhuesve, shtoi se po të ishte kjo përkrahje shumë më lehtë do të ishin rritur e zhvilluar bizneset vendëse, sepse bankat kanë norma të larta interesi e periudha e kthimit e shkurtër.

"Kryeministri Albin Kurti këtë duhet ta ketë prioritet dhe të cilën e ka premtuar. Edhe Kosova duhet ta ketë një fond zhvillimor", tha Mustafa për "Syri.net".

Kryetari i Odës së Afarizmit Skender Krasniqi, tha për "Syri.net", se Oda e Afarizmit e përshendet formimin e qeverisë së Kosovës duke shpresuar në fillimin sa më të shpejt të punës.

"OAK-ja, vlerëson se prioritet i qeverisë duhet të jetë krijimi i një strategjie reale afatgjate të zhvillimit ekonomik dhe duke funsksionalizuar KKZHE-në . OAK-ja, është e gatshme të kontriboj shumë me përvojën e vet në shumicën e sektorëve", tha Krasniqi.

Kryetari i Odës Ekonomike Berat Rukiqi, tha për "Syri.net", se prioritet i qeverisë së re duhet të jetë vazhdimi i reformave të cilat mundesojnë zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

"OEK-i, kërkon nga qeveria, që të kompensoj kohën e humbur nga periudha parazgjedhore dhe paszgjedhore, me një dinamike të shtuar në reformat prioritare ekonomike që synim kryesor duhet ta kenë rritjen e sektorit privat në Kosovë, bazuar në parime të qarta të ekonomisë së tregut", tha Rukiqi.

Sips tij prioritetet e politikave ekonomike duhet të jenë të qarta e të matshme sidomos sa i përket hendekut të shkathtësive dhe "ikjes te trurit". Rritjes së eksportit dhe investimeve të huaja direkte.  Sigurisë juridike per bizneset. Qasjes në financa. Sektorit të energjisë dhe luftimit të informalitetit.

"Oda Ekonomike, do jetë partner serioz dhe profesional në adresimin e të gjitha temave dhe çështjeve që kanë ndikim në rritjen e sektorit privat në vend", tha Rukiqi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)