28 Mars 2024

Të konsiderohet ndikimi i dispozitave të ligjit të punës në sektorin privat

Prishtinë, 19 korrik - Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizoi tryezë rreth projektligjit të punës ku u diskutuan çështje të ndryshme brenda projektligjit të cilat ndikojnë në tregun e punës dhe operimet e bizneseve.

Kryesuesja e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, Punë, dhe Mirëqenie Sociale, Besa Baftiu, tha se në mënyrë që të adresohen çështjet të cilat ndikojnë në tregun e punës që dalin nga Projektligji i Punës duhet të shqyrtohen edhe komentet e sektorit privat i cili ndikon direkt në operimet e tyre.

Në krahasim me projektligjin paraprak, ajo tha se ky ligj është më i avancuar në rregullimin e tregut të punës, duke përfshirë edhe fusha të tjera si pushimi i lehonisë, në bazë të legislacionit të Bashkimit Evropian, duke shtuar se në këtë projektligj janë përfshirë 70 direktiva të BE-së.

Ajo shtoi se mirëpresin komentet nga Oda Amerikane dhe bizneset anëtare të saj të cilat do të ndihmojnë në rishikimin dhe plotësimin e ligjit në mënyrë të duhur.

Drejtori i Burimeve Njerëzore dhe Administratës në Meridian Corporation, Abdylkerim Ratkoceri, tha se krahasuar me projektligjin paraprak, nuk vërejen ndryshime të mëdha, duke përmendur disa aspekte të projektligjit si shkëputja e kontratës, pushimi mjekësor, dhe pushimi i lehonisë.

Ratkoceri tha se nevojitet rishikimi i pushimit të lehonisë në ligj pasi që aktualisht përbënë barrë ndaj bizneseve dhe ndikon në punësim më të ulë të grave në këtë sektor, duke shtuar se konsiderimi i komenteve të sektorit privat rezulton në qëndrueshmëri dhe barazi në tregun e punës.

Më tutje, bizneset adresuan aspekte të caktuara nga projektligji i punës me ndikim në operimet e tyre, duke kërkuar që ligji të trajtojë barabartë punëmarrësit dhe punëdhënësit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)