01 Dhjetor 2020

Të hyrat fiskale po bien ndjeshëm, shpenzimet po rriten

Prishtinë, 22 maj - Pandemia COVID-19 dhe masat e përmbajtjes që e shoqërojnë kanë ndërprerë aktivitetin ekonomik dhe kanë ndikuar negativisht në financat e Q​everisë.

Të hyrat fiskale po bien ndjeshëm, dhe shpenzimet po rriten për të përmbushur shpenzimet shëndetësore dhe për të siguruar mbështetje ekonomike.

Përkundër këtij historiku, Ministria e Financave dhe Transfereve organizoi sot një forum virtual për të diskutuar sfidat e vazhdueshme dhe të ardhshme të politikës për Kosovën.

Në këtë forum murrën pjesë përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), dhe përfaqësuesit e komunitetit të biznesit. Forumi virtual u mbështet nga USAID/Programi për Qeverisje Ekonomike në Kosovë.

Pjesëmarrësit ndanë pikëpamjet e tyre mbi sfidat dhe politikat për të siguruar qëndrueshmërinë e financave publike, dhe për mënyrat se si sektorët privat dhe publik mund të kontribuojnë në fillimin e rritjes.

Ministri i Financave, Besnik Bislimi paraqiti performancën e fundit të të hyrave dhe shpenzimeve dhe parashikimet e rishikuara për vitin 2020.

Kishte konsensus midis pjesëmarrësve për nevojën e përcaktimit të pritjeve reale për hapësirën fiskale të disponueshme për çdo mbështetje shtesë buxhetore.

Shefi i misionit të FMN për Kosovën, Gabriel Di Bella, u pajtua që pandemia krijon sfida domethënëse fiskale dhe se këto sfida janë të ndërlikuara nga tkurrja e madhe ekonomike që pritet për ekonominë globale.

Ai theksoi nevojën për të përmirësuar rreziqet fiskale, për të forcuar transparencën, veçanërisht në shpenzimet e lidhura me COVID dhe për të rritur efikasitetin e shpenzimeve.

Panelistët më tej thirrën për formalizimin e rritur të forcës së punës dhe pajtueshmërinë e taksave, dhe diskutuan sfidat me të cilat përballen kompanitë për të siguruar vazhdimësinë e biznesit gjatë bllokimit dhe për të rifilluar operacionet pasi që të hiqen kufizimet.

Pjesëmarrësit theksuan edhe rëndësinë e përkushtimit të vazhdueshëm për qeverisjen e mirë, rritjen e sektorit privat, uljen e korrupsionit dhe mobilizimin e të hyrave të vendit.

Ata gjithashtu theksuan se është thelbësore që qeveria të krijojë një klimë të favorshme për biznesin, por edhe për sektorin privat që të zhvillojë aktivitete biznesi zyrtarisht dhe hapur.

Të gjithë pjesëmarrësit u pajtuan se financat e qëndrueshme publike janë thelbësore për një rifillim të zgjatur të rritjes pas pandemisë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 Dhjetor 2020

- Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë në të cilën do të behët plotësimi i listës së dëshmitarëve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 9:00)

- Drejtorit të AKI-së raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë lidhur me gjendjen e sigurisë në vend. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 9:30)

- Campus France, Ambasada Frnceze në Kosovë, Aleanca Franceze e Prishtinës dhe Universiteti i Prishtinës organizojnë Panairin e tretë Universitar Francez në Kosovë. (online -https://tourneebalkanskosovo.com, ora 10:00)

- Mbahet edicioni i 5-të virtual i Green Business Expo. (Businessexpo.greenkosovo.com, ora 10:30)

- Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me raportin e auditimit për Pasqyrat Vjetore Financiare të vitit 2019, për Ministrinë e Shëndetësisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike diskuton lidhur me rekomandimet e dala nga “Raporti për vendin për vitin 2020, i Komisionit Evropian” me të ftuar ministrat dhe përfaqësuesit e agjencive të pavarura. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 11:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës interviston drejtorin e Departamentit të mjedisit dhe ujërave Muhamet Malësiu dhe drejtorin e Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore, nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit, Gani Berisha lidhur me lejet e lëshuara për operimin e dy hidrocentraleve nga kompania “Kelkos Energy”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 11:00)

- Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëkohësisht, kryetari i Degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj, i shoqëruar nga deputetja Eliza Hoxha, mbajnë konferencë për media në të cilën do të flasin për shtatoren e re të Skënderbeut, punën e dobët artistike dhe lokacionin jo adekuat. (Zyret e PDK-së në Prizren, ora 11:00)  

- Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës interviston kryetarin e Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 13:00)

- Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Prishtinë, do të mbajë konferencë për medie. (Te stacioni i autobusëve urbanë “Katedralja”, ora 13:00)

- Zyrtarët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë raportojn para Komisionit për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Mjedis rreth importimit të vajit të palmës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon diskutimin online "Kuvendi përballë dialogut Kosovë-Serbi”, me deputetët e Kuvendit të Kosovës. (Paltforma Zoom dhe Live në faqen e KDI-së në Facebook, ora 13:00)

- Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) mban diskutimin “Rimëkëmbja nga viti 2020: Si të rindërtojmë ekonominë dhe politikat sociale në vitin 2021?”. (Hotel Sirius, ora 17:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti mban konferencë për media lidhur me menaxhimin e situatës me pandeminë Covid-19. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 17:00)