23 Prill 2024

Tatimet dhe Kontributet deklarohen vetëm përmes Sistemit Elektronik EDI

Prishtinë, 24 janar - Administrata Tatimore e Kosovës, njofton të gjithë tatimpaguesit se nga data 1 Shkurt, deklarimi i të gjitha Tatimeve dhe Kontributeve të aplikuara në Kosovë, do të bëhet vetëm në mënyrë elektronike përmes Sistemit Elektronik EDI.

Sistemi Elektronik EDI sipas ATK-së është plotësisht funksional dhe është vlerësuar lartë, si nga komuniteti i biznesit, ashtu edhe nga palë të tjera të interesit.

Deri më tani, 98% e të gjithë tatimpaguesve potencial për të deklaruar Tatime dhe Kontribute në Kosovë, deklarojnë përmes Sistemit Elektronik EDI.

Për të gjithë tatimpaguesit, të cilët ende nuk janë regjistruar në Sistemin Elektronik EDI, Administrata Tatimore e Kosovës, ju bën thirrje që të regjistrohen sa më parë dhe të përdorin këtë sistem për deklarim.

ATK, që nga data 01 Shkurt 2022 do të ndërpresë mundësinë e shkarkimit të formularëve elektronik për Tatime dhe Kontribute dhe këto do të mund të deklarohen vetëm përmes Sistemit EDI.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)