28 Mars 2024

Takohen 61 punëkërkuesit kosovarë para shkuarjes së tyre në Gjermani

Prishtinë, 20 prill - Agjensioni i Përkrahjes së Punësimit Kosovë mban takimin përmbyllës me 61 punëkërkuesit kosovarë të cilët në fillim të shtatorit do të fillojnë shkollimin dhe aftësimin trevjeçar profesional në profesionin “Përkujdesës/e ndaj të moshuarve” në Gjermani.

Shkollimi dhe aftësimi trevjeçar profesional do të realizohet në kuadër të projektit “Migrimi legal i qytetarëve të Kosovës në kuadër të Arsimit dhe Aftësimit Profesional në Gjermani”.

134 punëkërkuesit kosovarë, në kuadër të projektit “Migrimi legal i qytetarëve të Kosovës në kuadër të Arsimit dhe Aftësimit Profesional në Gjermani”, gjenerata e I-rë, e II-të dhe e III-të, tanimë gjinden në Gjermani, në Institucione të ndryshme të Diakoinsë në Baden-Württemberg, në proces të realizimit të Aftësimit dhe Shkollimit Profesional trevjeçar në profesionin  “Përkujdesës/e ndaj të moshuarve.” 

61 kandidatë të tjerë, gjenerata e IV-të e projektit, gjatë 9 muajve të kaluar janë përgatitur në aspektin e gjuhës gjermane dhe të para integrimit, me qëllim që edhe këta, në muajin shtator 2018, të fillojnë programin e ngjashëm me kolegët e tyre nga tri gjeneratat e para. 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)