25 Prill 2024

Suedia mbështet Kosovën me 3 milione euro për tatimin në tokë

Prishtinë, 27 shkurt - Ministria e Financave ka bërë të ditur se sot do të organizojë ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes së kontributit në lidhje me mbështetjen për PROTAX2 – Tatimi në Tokë në Kosovë 2014-2017 për vazhdim nga 2018-2020.
 
Marrëveshja do të ketë vlerën mbi 3 milionë euro, ndërmjet Qeverisë së Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Qeverisë së Suedisë, e përfaqësuar nga Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida).  

Marrëveshja do të nënshkruhet nga ministri i Financave Bedri Hamza dhe i ngarkuari me punën e ambasadorit të Suedisë në Kosovë Andres Wollter.    

Shtetit Suedez ka dhënë dhe vazhdojë të jap mbështetje për institucionet e Kosovës, në veçanti për përkrahjen e sektorit të regjistrimit të pronave si dhe në përgatitjen Projektligjit të Tatimit në Pronë i cili do ti hapë rrugën materializimit të reformës së nisur në këtë sektor.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)