19 Prill 2024

Suedia do të vazhdojë projektin për Kosovën ”Protax2” deri në vitin 2020

Prishtinë, 14 shkurt -  Ministri i Financave Bedri Hamza ka pritur sot në takim të ngarkuarin me punën e ambasadorit të Mbretërisë së Suedisë për Kosovën Anders Wollter, ku diskutuan për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, në veçanti në fushën e financave dhe regjistrimit të pronave.

Me këtë rast, Ministri Hamza e falënderoi Anders Wollter për ndihmën dhe  kontributin e tij dhe të shtetit Suedez që kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin për institucionet e Kosovës, për projekte që finacohen nga shteti suedez, në veçanti për projetin ”Protax2” që është në kuadër të Departamentit të Tatimit në Pronë në Ministrinë e Financave, si dhe e njoftoi ate edhe me procesin e përfundimit të miratimit të Ligjit të ri të tatimit në pronë nga Kuvendi i Kosovës si dhe për fillimin e përgatitjeve të udhëzimeve administrative që derivojnë nga Ligji për fjalë.

Ndërsa, i ngarkuari me punën e ambasadorit të Mbretërisë së Suedisë për Kosovën Anders Wollter, e falënderoi Ministrin Hamza për pritjen dhe shprehi gatishmërinë e shtetit të tij për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik me Kosovën.

Ai gjithashtu e njoftoi ministrin se shteti Suedez ka marrë vendim  për nënshkrimin e Marrrëveshjes që përmes SIDA-s dhe Agjencionit të Taksave të Suedisë të vazhdojë projektin për Kosovën ” Protax2” deri në vitin 2020, e cila Marrëveshje pritet të nënshkruhet së shpejti.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)