28 Mars 2024

Studentët nga Universiteti i Evropës Juglindore vizitojnë Odën Amerikane

Prishtinë, 11 prill – Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë priti një grup studentësh nga Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL) të cilët u njoftuan me aktivitetet e Odës Amerikane si dhe me mjedisin e të bërit biznes në Kosovë.

Gjatë vizitës, grupi i studentëve u njoftuan me rolin e Odës Amerikane në dialogun publiko-privat, dhe përpjekjeve për avokim për çështjet me të cilat përballet sektori privat si dhe rekomandimet për përmirësimin e mjedisin për të bërë biznes në Kosovë.

Më tutje, studentët shprehën interesimin rreth zhvillimeve ekonomike të Kosovës si dhe reformave të ndërmarra përgjatë viteve. Pjesë e diskutimit poashtu ishin edhe ndikimi i sektorit privat në procesin e politikbërjes për çështjet esenciale për bizneset në vend, ndikimin e politikave fiskale në operimet e tyre, zhvillimin e mëtejmë të sektorit privat, si dhe tërheqjen e investimeve të huaja direkte në Kosovë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)