16 Gusht 2022

SMART Ballkan sjell 14.5 milin grande për shoqërinë civile dhe median

Prishtinë, 23 qershor - Më shumë se 450 grante për sektorin e shoqërisë civile dhe median me një vlerë prej 14.5 mln Euro do të ofrohen në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor gjatë periudhës 2022-2025 nga programi rajonal SMART Balkans.

Fokus i programit do të jenë çështje të rëndësishme të agjendës së zhvillimit dhe integrimit të Kosovës dhe Rajonit si siguria, paqja, mirëqeverisja dhe integrimi evropian, si dhe roli i shoqërisë civile në këto çështje.

Konferenca prezantuese e SMART Balkans qe do te mbahet sot sjell së bashku organizata të shoqërisë civile, përfaqësues të lartë të institucioneve shtetërore, media, rrethe akademike, organizata dhe partnerë ndërkombëtarë për tu njohur me prioritetet e programit dhe përditësuar më tej ato.

Pjesëmarrësve në konferencë do tu drejtohen përfaqësues të institucioneve si H.E. Z. Jens Erik Grondahl (Ambasador i Norvegjisë në Republikën e Kosovës dhe në Republikën e Shqipërisë) Z. Habit Hajredini (Drejtor për Mirëqeverisjen, Zyra e Kryeministrit), Znj.Nita Shala, Zëvendësministre e Drejtësisë dhe përfaqësues të tjerë si dhe ekspertë të shoqërisë civile dhe rretheve akademike në vend.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 gusht 2022

- Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal organizon debatin publik për të prezantuar dhe diskutuar rreth draft Strategjisë Kombëtare dhe Planit të Veprimit për Menaxhimin dhe Kontrollin e Qenve me dhe pa Pronar 2022-2028. (Amfiteatri i Qeverisë në ish ndërtesen e Rilindjes, ora 9:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, do të takojë Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. (Kuvendi i Kosovës, Salla N204, ora 9:00 - Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Komuna e Rahovecit organizon degjim publik me biznese dhe grupe te interesit për buxhetin e vitit 2023 dhe Kornizës Afatmesme Buxhetore për vitet 2024-2025. (Salla e Kuvendit Komunal, ora 11:00)