18 Prill 2024

Sllovenia, 63.5 milionë euro garanci për bankat

Ljubljanë, 2 mars - Ministria e Financave të Sllovenisë bëri të ditur se ka dhënë në garanci për bankat 63.5 milionë euro, ose 86 milionë dollarë, për 7 banka që operojnë në treg.

Sllovenia është vend anëtar i Eurozonës dhe garancia jepet për kreditë që kanë dhënë bankat në këtë periudhë të krizës së likuiditeteve. Ndërkohë vetë garancia për bankat është pjesë e planit qeveritar prej 1,2 miliardë euro për të rritur likuiditetin në vend.

Vlera totale e garancive do të shkojë në 100 milion euro dhe synimi i qeverisë është që 65% e kësaj shume të shkojë për kompanitë vendase. Ministria e financave sllovene deklaroi se nga garancitë përfituan njësitë vendase të bankës italiane Intesa Sanpaolo dhe ajo e austrisë Sparkasse.

Deri më tani qeveria sllovene ka dhënë një total prej 655.5 milionë euro garanci, por instituti qeveritar slloven për studimet makroekonomike ka deklaruar se pavarësisht kësaj shume tregu i kreditimit nuk ka treguar shenja të përmirësimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)