04 Gusht 2020

Sindikata pret nga Qeveria që të punojë në përmirësimin e pozitës së punëtorëve

Prishtinë, 7 korrik - Ministrja Bajrami priti në takim kryetarin e Sindikatës së Sektorit Privat Jusuf Azemi, me të cilin bashkëbisedoi lidhur me gjendjen ekonomike dhe sociale të krijuar në Kosovë gjatë kohës së pandemisë COVID-19, si dhe për masat të cilat po i ndërmerr Qeveria e Kosovës për të ndihmuar sektorin privat.

Ministrja Bajrami e njoftoi përfaqësuesin e Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat lidhur me programin e Qeverisë së Kosovës për rimëkëmbjen ekonomike.

Ajo nënvizoi se Ministria e Financave, së bashku me institucionet përgjegjëse, është duke punuar në krijimin e politikave nxitëse ekonomike duke pasur në vëmendje edhe përmirësimin e kushteve të punëtorëve në sektorin privat. 

Drejtori i Sindikatës së Sektorit Privat e njoftoi Ministren Bajrami me punën dhe aktivitetet e kësaj sindikate.

Ai theksoi se presin nga Qeveria e Kosovës që të punojë me vendosmëri në përmirësimin e pozitës dhe mirëqenies së punëtorëve të angazhuar në sektorin privat. ​
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 Gusht 2020

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton raportin vjetor të Akademisë së Drejtësisë, Agjencisë Kundër Korrupsionit dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. (Salla e seancave plenare, ora 9:00)

 

- Riccardo Serri, Ushtrues i Detyrës së Shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë do të dorëzojë 30 Ventilatorë të ICU, 200 Pulse Oximeters dhe 20 makina elektrokardiografike Ministrisë së Shëndetësisë në mbështetje të sistemit shëndetësor. (Live stream on facebook.com/EuropeanUnionInKosovo, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa e Komunës së Prizrenit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)

-  Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit për Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike. (Salla e seancave plenare, ora 10:00)

- Mbahet takimi konsultativ rreth procesit për përgatitjen e programit të reformave në ekonomi 2021 - 2023. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P 38, ora 13:30)