19 Prill 2024

Shqipëria rrezikon të kalojë në recesion teorik me rritje ekonomike negative

Tiranë, 13 mars - Konfindustria ka vlerësuar, se pasojat e pandemisë botërore COVID 19, që ka përfshirë edhe Shqipërinë, mund të jenë mjaft të rënda në afatgjatë për ekonominë, bizneset dhe qytetarët.

Gjergj Buxhuku, Administrator i Përgjithshëm ka thënë se sipas vlerësimit paraprak, nëse gjendja e jashtëzakonshme vazhdon për 30 ditë dhe nuk ndërmerren masa zbutëse të pasojave  Shqipëria rrezikon të kalojë në recesion teorik me rritje ekonomike negative/nen 0% të PBB në vitin 2020.

"Sa më sipër e bën të domosdoshme, që masat e detyrueshme shtrënguese të qeverisë për përballjen e epidemisë të jenë të mirëmenduara, në përpjestim me rrezikun real dhe njëkohësisht të shoqëruara me përllogaritjen e faturave përkatëse financiare për kategoritë e bizneseve të prekura drejtpërdrejtë me akte ligjore", ka thënë Buxhuku.

Gjithashtu sipas tij është e nevojshme, që të mos krijohet në mënyrë subjektive gjëndje paniku psikologjik shtesë te qytetarët dhe bizneset.

Përndryshe rrezikohet, që në mënyrë të pakthyeshme të falimentojnë një numër i madh biznesesh, goditje afatgjatë të ekonomisë dhe përkeqësim të nivelit të jetesës së qytetarëve shqiptarë.

Buxhuku konsideron se masa më e shpejtë dhe e detyrueshme që mund të ndërmerret në kushtet e tanishme është ulja e cmimit të karburanteve në tregun vendor.

Përmendim, që cmimi i naftës në tregjet botërore ka kohë që ka zbritur në nivelet më të ulta historike, ndërkohë që nuk është pasqyruar në tregun shqiptar ndryshe nga gjithë vendet e Rajonit dhe BE.

"Në vlerësimin e mësipërm për pasojat e pritshme në ekonomi të epidemisë së COVID 19 përllogariten edhe - rënia e pritshme e të ardhurave/remitancave nga emigracioni, - rënia ekonomike e partnerëve tregtarë më të rëndëishëm si Italia, Kina, por edhe vendet e tjera të BE dhe më gjerë, - prodhimit i ulët i energjisë elektrike, - pasojat e tërmeteve të shtatorit dhe 26 nëntorit 2019, - rënia e cmimit etj."

"Numri i sektorëve të ekonomisë të prekura është mjaft i gjerë dhe do të vazhdojë të rritet me zgjatjen e kohës së gjëndjes së jashtëzakonshme. Sektorët më të prekur do të jenë ndërtimi, hoteleria, transporti, shërbimet, etj."

"Gjëndje të vështirë si pasojë e mungesës së përkohshme të likuiditetit financiar do të ndjejnë industritë minerale, naftë dhe manifaktura/fasoneve. Është e mundshme, që një pjesë e ndjeshme e bizneseve të prekura të mbyllen dhe dalin përfundimisht nga tregu", thekson Buxhuku.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)