26 Prill 2018

Shqipëri, 6 për qind e depozituesve në banka kanë 5.1 miliardë euro

Tiranë, 12 prill - Në Shqipëri ka rreth 1 milion e gjysmë individë aktivë me kursime bankare, por sasia më e madhe e parave në banka rreth 62 përqind, ose rreth 5 miliardë euro, janë në duart e një pjese të vogël të depozituesve, vetëm në 6% përqind të tyre.

Këto janë dhe personat që kanë një depozite mbi 2,5 milion leke. Sipas Agjencisë së Sigurimit të Depozitave në 2017, rreh 3 miliardë euro i kanë 94 përqind e depozituesve. Këto kursime janë poshtë nivelit prej 2,5 milionë lekësh, shumë kjo që garantohet 100% nga shteti për çdo depozitues nëse në rast se ndonjë bankë falimenton.

“Në sektorin bankar niveli maksimal i mbulimit është 2.5 milionë lekë dhe gjykojmë që është nivel i mjaftueshëm duke marrë bazë kushtet dhe karakteristikat e vendit dhe standardet ndërkombëtare”, thotë Genci Mamani, drejtori i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave.

Agjencia thotë se sistemi bankar është i sigurtë dhe se skema e sigurimit garanton si depozitat në lekë ashtu dhe ato në valutë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 Prill 2018

- Ministria e Zhvillimit Ekonomi organizon konferencë për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Vajzave në TIK. (Ndërtesa e AUK, rruga për Gërmi, ora 9:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:30)

 - Kryeministri Ramush Haradinaj bënë homazhe në nderim të viktimave në Kompleksin Memorial në Mejë, Komuna e Gjakovës. (Kompleksi Memorial në Mejë, Komuna e Gjakovës, ora 11:40)

- Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur në bashkëpunim me Këshillin Koordinues të Asociacioneve Familjare te të Zhdukurve të Kosovës organizon tubimi përkujtimor. (Kompleksi Memorial në Mejë, Komuna e Gjakovës, ora 12:00)
 
- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Tubimin Qendror Përkujtimor në Kompleksin Memorial në Mejë, Komuna e Gjakovës. (Kompleksi Memorial në Mejë, Komuna e Gjakovës, ora 12:00)

- Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut organizon aksionin simbolik me rastin e Ditës Kombëtare për Personat e Pagjetur. (Sheshi Ibrahim Rugova, ora 20:00)