28 Mars 2024

Shoqëria civile një hap përpara ndryshimit të ligjit për pronat publike

Prishtinë, 11 qershor - Komuniteti Termokiss së bashku me 53 organizata të tjera po shohin rezultate konkrete nga puna që e kanë bërë për kërkimin e ndryshimit të ligjit për dhënien në shfrytëzim të pronave komunale.

Kampanja #MundësiPërKrejt qysh nga dhjetori 2017 ka ngritur vetëdijën e qytetarëve për rëndësinë e qasjes në prona publike nga entitetet jo-fitimprurëse, por gjithashtu ka dërguar propozime konkrete në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal gjatë konsultimeve të tyre publike.

Tash, kjo ministri e ka publikuar Raportin Final të konsultimit publik të Projektligjit për Dhënien në Shfrytëzim dhe Këmbim të Pronës së Paluajtshme të Komunës dhe është pajtuar zyrtarisht që procesin e dhëniës në shfrytëzim të pronës komunale për qëllime jo-fitimprurëse do ta rregullojë me akt nënligjor si proces i vecantë.

Kjo është një dëshmi se qytetaria aktive funksionon në Kosovë edhe se në raste kemi institucione të hapura për me i ndëgju propozimet e shoqërisë civile e individëve të Kosovës.

Tash, ky Raport Final duhet të aprovohet nga Kuvendi i Kosovës, ku më pas do të definohet dhe përpilohet edhe akti nënligjor nga MAPL për rregullimin e procesit të aplikimit dhe përzgjedhjes së organizatave për shfrytëzimin e prones komunale për qellime jo-fitimprurëse.

Termokiss gjithashtu është ne proces e sipër të publikimit të një hulumtimi i cili tregon shembuj e detaje se si vendet e ndryshme të rajonit e trajtojnë ligjin për pronat publike, duke dhënë gjithashtu edhe propozime konkrete se si ky ligj duhet të përpilohet në Kosovë.

Propozimin për ndryshim të ligjit e kanë përkrahur këto organizata:
​
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)