29 Nëntor 2020

Shkurtime masive të vendeve të punës në banka për shkak të pandemisë

Frankfurt, 23 tetor - Ekonomia gjermane është goditur rëndë nga pandemia Corona, e si rrjedhojë as bankierët e investimeve në qendrën e financave, Frankfurtit, nuk do ta kapërcejnë dot të pacënuar këtë, në këtë konkluzion arrihet në një studim të botuar të mërkurën.

Qendra bankare e Gjermanisë do të humbasë mijëra vende pune prej humbjeve ekonomike si pasojë  e krizës COVID-19, sipas analizës së bankës Helaba.

Banka me qendër në Frankfurt tha, se pret të shkurtohen 2.000 vende pune deri në fund të vitit 2022 ose të ketë një ulje rreth 3% në krahasim me periudhën para shpërthimit të pandemisë në fillim të këtij viti.

Deutsche Bank dhe Commerzbank, dy institucionet më të mëdha financiare private të Gjermanisë, kanë njoftuar tashmë mbi plane për të shkurtuar rreth 28.000 vende pune në të gjithë botën gjatë viteve të ardhshme për shkak të krizës financiare të shkaktuar nga pandemia.

Frankfurti, qyteti i pestë për nga madhësia në Gjermani, ishte duke u përpjekur të joshte financierët nga Londra tani që Britania e Madhe po përgatitet të largohet deri në fund të këtij viti nga tregu i përbashkët I BE-së.

Ekspertët e industrisë donin të tërhiqnin rreth 10.000 bankierë, por parashikimet thonë se vetëm 3.500 vende të reja pune do të jenë krijuar midis 2019 dhe 2022.

Helaba tha, se çdo fluks i financuesve nuk do të mund të kompensojë humbjet e pritshme për shkak të pandemisë.

Frankfurt mbi Main, një qytet me 700.000 banorë , synonte të tërhiqte njerëzit të orientuar në tregtinë ndërkufitare prej kufizimeve si dhe udhëtimeve pas Brexit.

/DW/

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 Nëntor 2020

- Komisioni Qendror Zgjedhor mban konferencën e parë për media lidhur me hapjen e vendvotimeve. (Ndërtesa e KQZ-së, ora 8:00)

- Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të komunës së Podujevës Naim Fetahu, do të votojë në shkollen fillore “Esat Mekuli”. (Fshati Dobratin në Podujevë, ora 10:00)

- Komisioni Qendror Zgjedhor mban konferencën e dytë për media lidhur me pjesëmarrjen në zgjedhje deri në orën 11:00. (Ndërtesa e KQZ-së, ora 11:30)

- Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Podujevë, mban sot konferencë për media. (Sheshi i qytetit, para shtatoreve të katër heronjëve, ora 12:00)

- Komisioni Qendror Zgjedhor mban konferencën e tretë për media lidhur me pjesëmarrjen në zgjedhje deri në orën 15:00. (Ndërtesa e KQZ-së, ora 15:30)

- Komisioni Qendror Zgjedhor mban konferencën e katertë për media lidhur me pjesëmarrjen në zgjedhje deri në orën 19:00. (Ndërtesa e KQZ-së, ora 19:30)