20 Prill 2024

Shkalla e papunësisë në Turqi ra në 13.2 për qind

Ankara, 22 mars - Enti për statistikë i Turqisë ka bërë të ditur se edhe për pse ka pasur pasoja negative të pandemisë së COVID-19, shkalla e papunësisë në Turqi ka rënë me 0.5 për qind në 13.2 për qind në vitin 2020.

Enti për statistikë i Turqisë njoftoi se vitin e kaluar, numri i personave të papunë ishte 4.08 milionë, nga 4.4 milionë në vitin 2019, treguan shifrat e TurkStat.

Ndërkohë, numri i personave të papunë të moshës 15 vjeç e më lart, ishte 4.06 milionë vitin e kaluar, nga 4.4 milionë në vitin 2019.

Numri i të punësuarve të moshës 15 vjeç e më lart, ishte 26.8 milionë. Niveli i punësimit ishte 42.8 për qind në vitin 2020, me rënie prej 2.9 për qind.

Shkalla e papunësisë për grup-moshën 15-24 vjeç, e njohur si papunësia e të rinjve, ishte 25.3 për qind.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)