25 Prill 2024

Shkalla e papunësisë në Kosovë është 29.4 për qind

Prishtinë, 17 shtator - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikon rezultatet e Anketës së Fuqisë Punëtore (AFP), për tremujorin e dytë (TM2) 2018.

Anketa ka pasur shtrirje në 598 qarqe regjistruese në tërë territorin e vendit, ku janë anketuar 3 462 ekonomi familjare, të përzgjedhura sipas metodës së rastit, nga korniza e Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave 2011.

Ekonomitë familjare, të selektuara për anketim, përveç që kanë pasur një anketim, ato kanë pasur edhe tri rianketime sipas periudhës referuese.

Ky publikim përmban të dhëna të detajuara mbi punësimin dhe papunësinë sipas moshës, gjinisë,  statusit të punësimit, aktiviteteve ekonomike, profesioneve dhe çështjeve të tjera të ngjashme, që kanë të bëjnë me tregun e punës.

Sipas rezultateve të dala nga ky publikim, dy të tretat e popullsisë në Kosovë janë popullsi në moshë pune. Në popullsinë e moshës së punës përfshihen moshat 15-64 vjeçare.

Në kuadër të popullsisë në moshë të punës, shkalla e pjesëmarrjes në fuqinë punëtore është 40.4%. 

Shkalla e punësimit në Anketën e Fuqisë Punëtore (AFP), për tremujorin e dytë (TM2) 2018 është 28.5%.

Punësimi me i lartë është te meshkujt (44.8%), ndërsa punësimi te femrat është 12.0%. Femrat janë të punësuara, kryesisht në sektorët e arsimit, tregtisë dhe kujdesit shëndetësor, me 52.8 % të tyre, ndërsa meshkujt janë kryesisht të punësuar në sektorët e tregtisë, ndërtimtarisë dhe prodhimit me 41.5%.

Sektorët ekonomikë, që prijnë me punësim, vazhdojnë të jenë: tregtia me 16.8%; arsimi me 11.7%, ndërtimtaria me 11.6%; si dhe prodhimi me 9.5%. Ndërsa, sektorët e tjerë marrin pjesë me përqindje më të vogël në punësim.

Sa u përket të punësuarve me kontrata, del se 20.4% e personave të punësuar kanë kontratë të përhershme në punën e tyre kryesore, ndërkohë që 79.6% kanë kontratë të përkohshme.
 
Sipas rezultateve të AFP-së, në TM2 2018, shkalla e papunësisë është 29.4%.

Papunësia më e theksuar është te femrat me 30.6%, krahasuar me meshkujt, 29.1%. Shkalla më e theksuar e papunësisë është te grupmoshat 15-24 vjeçare me 55.0%.

Sipas rezultateve të AFP-së, në TM2 2018, fuqia joaktive është mjaft e lartë me 59.6 %, me fokus të veçantë te femrat me 82.6 %, krahasuar me meshkujt, 36.9%.

Për realizimin e AFP-së, TM2 2018, metodologjia dhe standardet e aplikuara nga ana e ASK-së janë të harmonizuara me rekomandimet e Eurostat-it. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)