28 Mars 2024

Shkalla e papunësisë në Eurozonë është në trend zvogëlimi

Bruksel, 11 janar - Shkalla e papunësisë në Bashkimin Evropian dhe Eurozonë në nëntor të vitit 2017 në mënyrë plotësuese është zvogëluar, thuhet në raportin e publikuar dje të Eurostat.

Shkalla e adaptuar sezonale e papunësisë në 28 vendet e BE-së, është përcaktuar sipas metodologjisë së Organizatës Ndërkombëtare të Punës, në nëntor u zvogëlua për 0,1 për qind, në 7,3 për qind, që është niveli më i ulët nga tetori i vitit 2008.

Edhe në Eurozonë prej 19 shteteve, u zvogëlua për një të dhjetën prej një për qind, në 8,7, ndërsa ruhet niveli më i ulët prej janarit të vitit 2009.

Në nivel vjetor shkalla e papunësisë është zvogëluar për 2,1 për qind, ndërsa numri i të papunëve për 41.000, thuhet në raportin e Eurostat.

Shkallë më të ulët të papunësisë midis vendeve-anëtare të BE-së, vazhdon të ketë Çekia me 2,5 për qind, pas së cilës pasojnë Malta dhe Gjermania me nga 3,6 për qind. Shkallë më të larta akoma është vërejtur në Greqi me 20,5 për qind në shtator të vitit 2017 dhe në Spanjë me 16,7 për qind.

Eurostat vlerëson se në nëntor janë punësuar 18.116 milionë qytetarë, prej të cilëve 14.263 milionë në Eurozonë. Në muaj numri i personave të papunë është zvogëluar për 155.000 në BE dhe 107.000 në Eurozonë.

Në krahasim me muajin nëntor të vitit 2016, në BE numri është zvogëluar për 2.133 milionë ndërsa në Eurozonë për 1.561 milionë.

Në 28 anëtare të BE-së shkalla e papunësisë tek të rinjtë e moshës 25-vjeçare në nëntor ishte 16,2 për qind, kundrejt 18,2 për qind vitin paraprak. Në Eurozonë kjo shkallë është zvogëluar në 18,2 për qind, prej 20,5 për qind në nëntor të vitit 2016.

Pa punë në nëntor të vitit të kaluar në BE kanë qenë 3,7 milionë të rinj të moshës prej 25 vjeç, prej të cilëve 2,6 milionë në Eurozonë.

Në nivel vjetor, numri i të papunëve prej kësaj grupmoshe është zvogëluar për 429.000 në BE dhe për 286.000 në Eurozonë.

Shkallë më të ulët të papunësisë tek të rinjtë ka në Çeki, me shkallë prej pesë për qind, ndërsa Gjermania me 6,6 për qind. Nga ana tjetër, shkalla më e lartë të papunësisë tek të rinjtë është në Greqi, me 39,5 për qind në shtator 2017. Pasojnë Spanja me 37,9 për qind dhe Italia me 32,7 për qind.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)