19 Prill 2024

Shkalla e informalitetit në Kosovë mbetet në 30 për qind

Prishtinë, 31 janar - Këshilli i Investitorëve Evropian (KIE) ka mbajtur tryezën e diskutimit mbi temën “Si po e zhvillon Kosova Qeverisjen Ekonimike në rrugëtimin e saj të zgjerimit drejt BE-së”.

Përfaqësuesit e Këshillit të Investitorëve Evropian (KIE) kanë shprehur gatishmërinë e tyre që t’a përdorin këtë format të diskutimit si një platformë konsultimesh me palët e interesit, me qëllimin përfundimtar të avancimit të Qeverisjes Ekonomike të Kosovës dhe rrugën e saj drejt procesit të integrimit në BE.

Në takim morën pjesë përfaqësues nga insitucionet e vendit, përfaqësues të Zyrës së BE-së në Kosovë, përfqësues të BERZHit, përfaqësues të misioneve diplomatike të sektori ekonomik, përfaqësues të bizneseve dhe mediet.

Vedat Sagonjeva - Zyra për Planifikim Strategjik- Zyra e Kryeministrit, fjalën e tij e nisi me kontributin e Republikës së Kosovës në krijimin e Progamit të Reformave Ekonomike.

Duke përdorur qasjen integruese me ministritë e linjes si formë e raportimit për rezulatet, dhe konsultimet me akter të ndryshëm shtetëror, qeveria e Kosovës ndikon drejtpërdrejtë në krijimin e planit të reformave ekonomike me qëllim orientimin e duhur dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

Afrore Rudi- Deloitte Kosova, përmendi shkallën e informalitetit në Kosovë që mbetet 30%.

Krahasuar me shumicën e vendeve të zhvilluara, të ardhurat personale janë më të larta se të ardhurat korporative.

Në Kosovë tatimi mbi të ardhurat personale nuk përfshihet sa duhet në politikat tatimore. Njëherit dhe shumë industri mbesin pjesë e ekonomisë joformale, dhe ajo rekomandoi që institucionet duhet të përfshinë këto biznese në sistemin shtetëror të tatimit.

Robert Wright- Raiffaisen Bank Kosova, në fjalën e tij përmendi misonin e KIE që në themelimin e tij si një entitet unik dhe zëri i vetem i investitorëve evropian në Kosovë. Duke ndikuar në politikat që lehtesojnë të bërit biznes dhe rrisin investimet e huaja direkte.

Këto investime në plane afatmesme dhe afatgjata janë kthim në potencialin e Kosovës, duke rritur konkurrushemërinë dhe kapacitetin shtetëror në sektorin e biznesit.

Tutje ai përmendi, sfidat që bizneset hasin ne fushën e konkurrueshmërise si: konkurrenca jo e drejtë,barierrat ekonomike, shmangëja nga tatimi, mungesa e transparences, dhe te drejtat pronësore dhe intelektuale. Raiffaisen Bank Kosova ka dhënë kontribut të vecantë në ivestimin direkt në Kosovë, duke ndihmuar zhvillimin ekonomik të vendit.

Efka Heder, Alled Project- përmendi ndërlidhjen e edukimit dhe tregut të punës si një sfidë me të cilën po ballafaqohet Kosova. Përmirësimi i kualitetit të edukimit dhe përshatja e kualifikimve me kërkesat e bizneseve mbetet nevojë e vazhdueshme për reforma në vend.

Aftësimi profesional duhet të integrohet në arsimin e mesëm dhe të lartë, për të pasur një balanc më të mirë të kualifikimeve dhe përshtatje me tregun e punës.

Ajo krahasoi Estoninë si një model që prinë në reformat arsimore dhe në qeverisjen elektornike apo e-governance dhe sygjeroi që Kosova të ndjek shembujt e tillë evropian.

Vadim Deleu- Zyra e BE-së në Kosovë, falëndëroi organizuesit e tryezës dhe rikthimin e temës së dialogut ekonomik ne mes akterëve të përfshirë.

ERP është dokumenti fundametal që shtyen reformat ekonomike në Kosovë, në më shume se 20 indikator të përfshirë.

Deleu foli dhe për sfidat e bizneseve të vogla dhe të mesme në qasjen e tyre në financa.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)