23 Prill 2024

Shënohet Java Ndërkombëtare e Parasë

Prishtinë, 25 mars - Me rastin e shënimit të Javës Ndërkombëtare të Parasë 2019, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës organizon ceremoninë e hapjes së “Javës  Ndërkombëtare të Parasë në funksion të Edukimit Financiar”.

Në këtë ngjarje BQK-ja do të shpalosë projektet nga fusha e Edukimit Financiar të cilat do të realizohen falë bashkëpunimit dhe përkrahjes së Bankës Botërore, mbështetur nga Sekretariati Shtetëror i Zvicrës për Çështje Ekonomike (SECO) dhe projekteve të mbështetura nga Fondi Evropian për Evropën Juglindore (EFSE).

Realizimi  i këtyre projekteve në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Institucionet Financiare do të ndikojë fuqishëm në avancimin e edukimit financiar. 

Gjithashtu, në këtë ceremoni do të nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit në mes të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK-së) dhe Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT-it), në kuadër të Edukimit Financiar.

Nënshkrimi i memorandumit në mes të BQK-së dhe MASHT do të fasilitojë implementim efektiv të projekteve.     

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)