19 Prill 2024

SHBA ul normat e interesit gati në zero

Washington, 16 mars - Shtetet e Bashkuara kanë ulur normat e interesit në pothuajse zero dhe kanë lansuar një program stimulues, në vlerë prej 700 miliardë dollarësh, në përpjekje për të mbrojtur ekonominë nga efektet e koronavirusit.

Ky veprim është pjesë e masave të koordinuara, të ndërmarra të dielën edhe në Mbretërinë e Bashkuar, Japoni, Eurozonë, Kanada dhe Zvicër.

Kryetari i Rezervave Federale në SHBA, Jerome Powell, tha se pandemia e koronavirusit është duke pasur ndikim “të thellë” në ekonomi.

"Parashikimi ekonomik evoluon çdo ditë dhe varet nga përhapja e virusit... Kjo nuk është diçka që dihet", tha ai.

Rezervat Federale i kanë ulur normat në një gamë prej 0 në 0.25 për qind dhe kanë thënë se do të nisin me blerjen e bonove – një veprim ky që pompon para drejtpërdrejt në ekonomi.

Edhe Banka Qendrore e SHBA-së i ka ulur normat e interesit me gjysmë pike për qind, pas një takimi urgjent më 3 mars.

Tregjet e aksioneve kanë rënë ndjeshëm ditëve të fundit nga frika se paraliza ekonomike do të shkatërrojë fitimet e korporatave dhe do të nxisë recesion global.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)