29 Mars 2024

SHBA prezanton një donacion me kompjuter dhe aksesorë për Doganën

Prishtinë, 19 tetor - Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu bashkërisht me ekipin e tij sot priti në takim këshilltaren për Ballkanin perëndimor nga programi për kontrollin e eksportit dhe për siguri (EXBS) znj. Mary Stickles dhe koordinatoren pranë ambasadës së SHBA-së në Prishtinë znj. Shpresa Kusari.

Qëllimi i takimit ishte diskutimi i mundësive për të avancuar bashkëpunimin në mes të programit EXBS dhe Doganës së Kosovës, drejt përmirësimit të kapaciteteve, në veçanti në fushën e kontrollit të mallrave strategjike, përkatësisht luftimin e përhapjes së armëve të shkatërrimit në masë nga këndi i kontrollit doganor.

Drejtori Llugaliu theksoj se historikisht Ambasada e SHBA-së në Kosovës përmes programit EXBS ka ndihmuar jashtëzakonisht shumë ''në këtë fushë dhe bashkërisht kemi arritur që të ngritim kapacitete të rëndësishme në kontrollin e mallrave strategjike dhe jo vetëm.''

Programi EXBS gjithashtu ka ndihmuar shumë në ofrimin e trajnimeve dhe praktikave të mira edhe në pajisjet e specializuara të zbulimit, ndërkaq që Dogana e Kosovës ka zhvilluar trajner të kësaj fushe duke përfituar nga praktikat e SHBA-së , të cilët tani janë në vijim të ofrimit të trajnimeve për zyrtarët tanë dhe më gjerë në vendet fqinje nëse kjo është në interes të përbashkët dhe nëse EXBS aranzhon ngjarje të tilla.

Znj. Stickles theksoj rëndësinë e bashkëpunimit dhe partneritetit që tanimë programi ka me Doganën e Kosovës dhe njoftoj Drejtorin për synimet e programit dhe fushat ku do të orientohen përpjekjet e përbashkëta, duke vlerësuar po ashtu kapacitetet e ngritura bashkërisht.

Me këtë rast znj. Stickles prezantoj edhe një donacion me kompjuter dhe aksesorë të nevojshëm për trajnerët e Doganës së Kosovës.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)