19 Prill 2024

ShBA me superbuxhet ushtarak prej 700 miliardë dollarë

Prishtinë, 13 dhjetor - Presidenti amerikan Donald Trump nënshkroi një akt autorizimi për financimin e 700 miliardë dollarëve për mbrojtjen kombëtare.

Numri një i ShBA-së theksoi në ceremoninë e nënshkrimit se projekt-ligji do të forcojë mbrojtjen ushtarake të vendit nëpërmjet ngritjes së nivelit të modernizmit dhe ofrimit të pajisjeve luftarake.

Sipas aktit, gjatë vitit financiar 2018, ShBA-ja do të shpenzojë afro 700 miliardë dollarë amerikanë, 634 miliardë ndër të cilët do të përdoren për blerjen e armëve, paga dhe shpenzime të tjera bazë, ndërsa 66 miliardë të tjera për kryerjen e misioneve jashtë vendit. Bëhet e ditur se do të rritet përmasa e forcës ushtarake dhe shkallëzimi i nivelit të pajisjeve luftarake.

Presidenti Trump përmendi edhe dy sulme terroriste që ndodhën ditët e fundit në Nju Jork, duke theksuar rëndësinë e aktit të saponënshkruar. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)