25 Prill 2024

SHBA do të mbajë të pandryshuar nivelin e normës së interesi

Washington, 2 nëntor - Bordi i Rezervës Federale të SHBA-së njoftoi të mërkurën se do të mbajë të pandryshuar nivelin e normës së interesit të fondit nga 1% deri në 1.25% dhe theksoi mundësinë e rritjes së normës së interesit në dhjetor. Ky rezultat përputhet me parashikimet e përgjithshme të tregut.

Pas mbledhjes së bordit për politikën monetare, Rezerva Federale Amerikane tha përmes një deklarate se pavarësisht humbjeve të mëdha ekonomike në disa rajone nga stuhitë Harvey dhe Irma, tregu i punësimit dhe ekonomia amerikane vazhduan rritjen e qëndrueshme. Sipas deklaratës, ndikimet e stuhive nuk ne prekin prirjen e rritjes ekonomike për periudhën afatmesme.

Kryetarja e Rezervës Federale Janet L. Yellen do ta përfundojë mandatin e saj në shkurt të vitit të ardhshëm.

Presidenti amerikan Donald Trump u shpreh më 1 nëntor se do ta shpallë së shpejti kandidatin e ri për kreun e Rezervës Federale. Sipas medias amerikane, anëtari i bordit të Rezervës Federale Jerome Powell ka mundësi të madhe të ngarkohet me këtë detyrë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)