20 Prill 2024

ShBA bën thirrje për reformimin e institucioneve financiare ndërkombëtare

Washington, 15 tetor - Sekretari amerikan i Thesarit Steven Mnuchin ka bërë thirrje për reformimin e dy institucioneve kryesore ndërkombëtare, Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, për të riorientuar programin e kredive, për të forcuar disiplinën fiskale dhe për të ulur kostot operacionale.

Sipas një deklarate të publikuar nga Departamenti i Thesarit i ShBA-së, në mbledhjen vjetore të Komitetit të Zhvillimit Bankë Botërore-FMN dhe Takimin Ministror të Komitetit Monetar dhe Financiar Ndërkombëtar, Mnuchin shpjegoi idenë e administratës Trump për reformën e dy institucioneve kryesore financiare ndërkombëtare.

"Pas krizës financiare globale, administrata e presidentit Trump i kërkon FMN-së të përshtatë programin e saj të huadhënies për të mbështetur sektorin privat si një nxitës i rritjes ekonomike," theksoi Steven Mnuchin. Ai shtoi se qeveria amerikane mbështet gjithashtu rolin e FMN-së në menaxhimin e borxhit në vendet me të ardhura të ulëta.

"Administrata e presidentit Trump beson se FMN-ja duhet të kërkojë mënyra për të rritur më tej efikasitetin operacional", tha Mnuchin. Ai vuri në dukje se, si institucion publik, FMN-ja duhet të jetë një shembull i forcimit të disiplinës fiskale dhe përdorimit efektiv të burimeve të kufizuara.

Presidenti i Bankës Botërore Jim Yong është shprehur ditët e fundit se BB-ja duhet të rrisë kapitalin e saj për të përmbushur kërkesat në rritje për kredi nga tregjet e reja dhe vendet në zhvillim. Por Mnuchin la të kuptohet se qeveria e Trump nuk e mbështet një gjë të tillë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)