19 Prill 2024

Rritja më afatgjatë ekonomike e SHBA-ve po vazhdon me një ritëm të moderuar

Washington, 8 maj - Raporti i fundit për tregun e punës në Amerikë lë të kuptohet se rritja më afatgjatë ekonomike e vendit po vazhdon me një ritëm të moderuar, por të qëndrueshëm.

Presidenti Donald Trump po e vë theksin tek kjo rritje ndërsa Uashingtoni bëhet gati për zgjedhjet e Kongresit ku republikanët do të përpiqen të ruajnë shumicën që kanë si në Senat, edhe në Dhomën e Përfaqësuesve.

Gjendja ekonomike zakonisht ndikon tek sjelljet e votuesve dhe lajmi i së premtes se papunësia amerikane ra nën 4 për qind për herë të pare4 në afro dy dekada, u mirëprit nga Presidenti Donald Trump.

“Ka shumë vende pune, shumë vende pune të hapura. Dhe njerëz që kishin vite që nuk punësonin, tani kanë filluar të hapin vende pune”.

Presidenti trashëgoi një ekonomi që ishte rritur në përgjithësi me një ritëm modest për shtatë vjet, gjatë administratës së Presidentit Obama. Zgjerimi ka vazhduar dhe herë pas here është intensifikuar gjatë presidencës së zotit Trump dhe tregjet e aksioneve amerikane u rritën në nivele rekord gjatë vitit të tij të parë në detyrë.

“Që nga zgjedhjet, tregu i aksioneve është rritur me pothuajse 35 për qind. Mendojeni: pothuajse 35 për qind.”

Republikanët përmendin si argument, arritjen e tyre kryesore të gjatë kësaj presidence” shkurtimin e taksave federale, që paguajnë korporatat dhe shumë individë.

Kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve Paul Ryan thekson se “Reforma e taksave po sjell të mira për punonjësit çdo ditë. Shikojmë shpërblime, rritje rrogash, sigurime më të mira, më shumë para në xhepat e tyre. Ekonomia po lulëzon dhe falë reformës së taksave, nap resin ditë më të mira.”

Demokratët ndërkohë, vënë në dukje se rritja e rrogave mbetet e vogël dhe se shkurtimi i taksave vjen me një kosto. Defiçiti vjetor federal, që ishte përgjysmuar gjatë administratës së Presidentit Obama, tani është në rritje.

Richard Neaal është kongresmen demokrat.

Shkurtimet e taksave nuk paguhen vetvetiu, paratë vijnë nga ju”.“Ishin para të marra hua që t’u shkurtoheshin taksat më të pasurve... S

Luhatjet ekonomike mund ta vënë në provë vitalitetin e zgjerimit aktual. Përqindjet e interesit po rriten pak nga pak, ashtu si edhe çmimet e karburantit. Muajt e fundit kanë qenë më të trazuar dhe një rënie të lehtë në Wall Street. Në të njëjtën kohë, tensionet tregëtare po rriten, veçanërisht mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.

"Prandaj nëse këto kërcënime për tarifat rriten dhe materializohen, nuk do të jetë vetëm humbje për Kinën dhe Shtetet e Bashkuara, por edhe për ekonominë botërore. Këto dy vende së bashku përbëjnç afro 40 për qind të prodhimit të përgjithshëm bruto të botës."

Ndërkohë që afrohen zgjedhjet e Kongresit në nëntor, shumë vëzhgues politikë i parashikojnë ato si një referendum për qeverisjen republikane në presidencën Trump, me ekonominë vetëm një nga faktorët në mendjen e votuesve. Përsa kohë që ekonomia vazhdon të jetë e qëndrueshme por jo e jashtëzakonshme, llogaria e tyre nuk do të ndryshojë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)