29 Mars 2024

Rritja ekonomisë globale mbetet e fortë pavarësisht luhatjeve në bursa

Dubai, 12 shkurt - Drejtoresha menaxhuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) Christine Lagarde ka thënë së nuk ka arsye për shqetësim nga luhatjet në tregjet ndërkombëtare të aksioneve.

Ajo thekson se rritja e ekonomisë globale mbetet e fortë, por shton se nevojiten reforma për të shmangur rrezikun nga kriza në të ardhmen.

Lagarde foli në Dubai, në një konferencë mbi prirjet globale, ku tha se nuk është momenti për këmbanat e alarmit, por është momenti për të dërguar sinjale paralajmëruese.

Bursat përjetuan luhatje të ndjeshme gjatë javës së kaluar, me humbje mbi 5% në disa indekse.

Lagarde përsëriti parashikimet se ekonomia globale do të rritet 3.9% këtë vit, dhe do të vazhdojë me këto ritme edhe në 2019, që ajo e konsideron si klimë e përshtatshme për të realizuar reformat e nevojshme në tregje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)