16 Prill 2024

Rritja ekonomike në Kosovë në vitin 2017 pritet të arrijë 4.4 përqind

Prishtinë, 16 nëntor - Vendet e Ballkanit Perëndimor po shohin një rritje të punësimit, ndërkohë që rritja ekonomike vijon në të gjithë rajonin.

Rritja ekonomike rajoniale pritet të arrijë në 2.6 përqind në vitin 2017, duke çuar në krijimin e 230,000 vendeve të reja të punës deri në qershor 2017 - një rritje prej 3.8 përqind krahasuar me periudhën e mëparshme.

Megjithë, papunësinë e lartë në të gjashtë vendet e rajonit, normat e punësimit u rikthyen sërish në nivelet e tyre të para vitit 2008 në Shqipëri, Kosovë, Ish-Republikën Jugosllave (IRJ) të Maqedonisë, Mal të Zi dhe Serbi. Më shumë se gjysma e vendeve të reja të punës në rajon janë krijuar nga sektori privat.

Sipas Raportit më të fundit të Rregullt Ekonomik për Ballkanin Perëndimor të Bankës Botërore (BB RRrE), i prezantuar sot në Prishtinë, të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor pritet të kenë rritje ekonomike në 2017.

Ndërkohë parshikohet që ritmi i rritjes rajonale të përshpejtohet në 3.3 përqind në 2018 dhe 3.6 përqind në 2019.

Investimet nxitën rritje të fortë ekonomike në Shqipëri, Kosovë dhe Mal të Zi, ndërkohë konsumi çoi në një rritje të qëndrueshme në Bosnje dhe Herzegovinë. Kriza më e hershme politike në IRJ të Maqedonisë si dhe dimri shumë i ashpër në Serbi, shkaktuan tkurrje të rritjes ekonomike në këto dy vende.

Rritja ekonomike në Kosovë në vitin 2017 pritet të arrijë 4.4 përqind, nga 3.4 përqind në vitin 2016, e udhëhequr kryesisht nga investimet dhe mbështetur nga konsumi dhe një rigjallërim i eksporteve.

Deficiti fiskal në vitin 2017 parashikohet të zgjerohet në 2 përqind të Bruto Prodhimit Vendor për shkak të rritjes së përfitimeve sociale dhe ekzekutimit të shpejtë të projektit Rruga 6.

Eksportet po stimulohen nga rritja e fortë e vendeve të Eurozonës, rritja e prodhimit të metaleve bazë, çmimet e larta ndërkombëtare për nikelin dhe plumbin dhe një rritje me bazë të gjerë në prodhimin e mallrave dhe shërbimeve të tregtueshme.

Perspektiva e rritjes ekonomike në Kosovë është pozitive, dhe rritja ekonomike parashikohet të arrijë 4.8 për qind në vitet 2018 dhe 2019, por përmirësimi i parashikuar është objekt i rreziqeve, përfshirë perceptimet rreth stabilitetit politik, dhe mungesën e mundshme të kapaciteteve për të çuar përpara planet ambicioze të investimeve publike

"Është inkurajuese të vërejmë se afro një dekadë pas krizës financiare globale, punësimi më në fund po rimëkëmbet në nivelet e parakrizës në pjesën më të madhe të rajonit", u shpreh Linda Van Gelder, Drejtoresha Rajonale e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor.

"Tani është më e domdosdoshme se kurrë që vendet e Ballkanit Perëndimor të ruajnë ritmin e reformave, me qëllim krijimin e mundësive dhe përmirësimin e standardeve të jetesës për të gjithë qytetarët e Ballkanit Per/ndimor".

Rritje ekonomike, e shoqëruar me krijimin e vendeve të reja të punës, kontribuoi edhe në uljen e varfërisë në rajon.

Norma e varfërisë për vitin 2017 parashikohet të jetë 23.6 për qind, që përbën një rënie me një pikë përqindje krahasuar me një vit më pare. Kjo do të thotë se rreth 124,000 njerëz kanë dalë nga varfëria gjatë kësaj periudhe.

Ndërsa perspektiva e rritjes ekonomike mbetet pozitive për vendet e Ballkanit Perëndimor, ato vijojnë të jenë ende të ekspozuara ndaj rreziqeve. Pasiguritë e politikave ose ndryshimi i kahut të tyre mund të ngadalësojnë investimet dhe rritjen ekonomike.

Sipas raportit, këto rreziqe mund të zbuten nëpërmjet ruajtjes së qëndrueshmërisë fiskale duke përshpejtuar ndërkohë reformat strukturore - si forcimi i financave publike, përmirësimi mjedisit për investime dhe integrim, si dhe progresin me axhendën e anëtarësimit në Bashkimin Europian (BE).

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)