25 Prill 2024

Rritja ekonomike e Shqipërisë arriti shifrën 3.55 për qind

Tiranë, 30 dhjetor - Zyra e Statistikave te Shqipërisë INSTAT ka bere te ditur se Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) për 3-mujorin e tretë të vitit 2017, në krahasim me 3-mujorin e tretë të vitit 2016 është rritur me 3.55%", bën të ditur.

Sipas INSTAT, edhe këtë tremujor zgjerimi i ekonomisë është udhëhequr nga sektori i turizmit dhe ndërtimit.

"Aktiviteti i ndërtimit pati rritje me 7,64%, influencuar kryesisht nga investimet private të lidhura me TAP, si edhe nga kompanitë që bëjnë vepra publike. Grupi i aktiviteteve "tregti, hotele, restorante dhe transport" pati një rritje prej 5,03%, i ndikuar kryesisht nga akomodimi dhe shërbimi ushqimor, i cili shënoi rritje me 24,78%", thotë INSTAT.

Sa i përket ndryshimeve në krahasim me tremujorin paraardhës, Produkti i Brendshëm Bruto vlerësohet me një rritje prej 0,38%.

Ndërsa në krahun e shpenzimeve, zgjerimi i Prodhimit Kombëtar është ndikuar si nga rritja e konsumit të familjeve, ashtu dhe nga ritmi i investimeve.

"Konsumi final i popullatës i cili përbën peshën kryesore të shpenzimeve të ekonomisë shqiptare u rrit me 3.25%. Konsumi final i qeverisë u rrit me 4.42%. Komponenti i formimit bruto të kapitalit fiks, i cili përafron investimet u rrit me 3.78%", thotë drejtoresha e INSTAT.

Eksportet e mallrave dhe shërbimeve u rritën me 11,42%, ndërsa importet e mallrave dhe shërbimeve u rritën me 9,57%. (ATSH) 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)