23 Mars 2019

Rritja e numrit të këshilltarëve të kryeministrit abuzim i buxhetit të Kosovës

Prishtinë, 10 janar - Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) reagon ndaj nxjerrjes së Rregullores 30/2018 përmes së cilës Qeveria rrit skajshmërisht numrin e këshilltarëve politik për kryeministrin dhe zëvëndës-kryeministrat.

Një vendim i tillë i Qeverisë, në rastin më të mirë, është abuzim me pushtetin publik dhe mirëbesimin që ajo duhet të reflektoj ndaj kompetencave që ushtron.

Rritja e numrit të këshilltarëve politik për kryeministrin në 24 dhe për zëvendës-kryeministrat deri në 11, përbën minim të reformës së administratës publike dhe abuzim të pastër të buxhetit të Kosovës.

Në skenarin aktual, me një qeveri që ka 5 zëvëndës-kryeministra, numri total i këshilltarëve të brendshëm të Zyrës së Kryeministrit dhe zv-kryeministrave shkon në 65 këshilltar politik.

Asnjë arsye objektive nuk mund të arsyetoj një numër kaq të madh këshilltarësh politik për krerët e Qeverisë, dhe çdo përpjekje për të gjetur një arsye për këtë rritje galopante nuk mund të duket ndryshe pos e dhimbshme.

Një rritje e tillë e numrit të këshilltarëve politik nuk mund të arsyetohet ndryshe pos me qëllimet klienteleske të Qeverisë, dhe të anëtarëve të saj.

Si mund që në mesin e reformës së administratës publike të dizajnuar nga Bashkimi Evropian, kur duhej pritur që përmes një ligji për qeverinë të zvogëlohej dukshëm numri i anëtarëve të kabinetit qeveritar dhe i degëve klienteleske të tyre, Qeveria të ndërmarri një vendim të tillë?

Prandaj, vendimi i Qeverisë është tregues që ajo nuk ka as përkushtimin minimal të zvogëlimit të administratës shtetërore, rritjes së efektivitetit dhe efiçiencës së saj, dhe ngritjes së llogaridhënies për të.

Natyrisht që një vendim i tillë veçse kontribuon tutje në rrënimin e imazhit të Kosovës pranë Komisionit Evropian, i cili me ngulm që shumë vite ka dizajnuar dhe shtyer një reformë të administratës publike që duhej të kishte për qëllim zvogëlimin e aparatit administrativ dhe kursimin e parasë publike.

Prandaj, Grupi për Studime Juridike dhe Politike i kërkon Qeverisë së Kosovës të anuloj Rregulloren nr. 30/2018, përmes së cilës realizohet një rritje e tillë.

Gjithashtu, i kërkojnë deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të mos pranojnë një rritje të tillë në Ligjin për Buxhetin 2019 (leximin e dytë).

Një ndalim të tillë mund ta bëjnë përmes përcaktimit të saktë të shumës maksimale që linja buxhetore për këshilltarët e Zyrës së Kryeministrit është e autorizuar të ketë.

Për më tepër, i bëjmë thirrje anëtarëve të Komisionit për Buxhet dhe Financa të Kuvendit të Kosovës që për një veprim të tillë të organizojnë një dëgjim publik, dhe të inicojnë zyrtarisht ndryshimin në ligjin për buxhetin 2019 që do të parandalonte një rritje të tillë të numrit të këshilltarëve politik. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 mars 2019 - Federata e pingpongut të Kosovës në bashkëpunim me Kpp Vitia nën patronatin e Komunës së Vitisë do të organizoj Turneun për senior Flakadani i Karadakut. (Salla e Shkollës së Mesme Teknike 'Jonuz Zejnullahu' në Vitiora, ora 9:30)

- Shoqata "Miqtë e Amerikës" do ta bëjë zëvendsimin e flamurit amerikan te shtatorja e Bill Clintonit në Prishtinë, me një të ri. (Shtatorja e Bill Clintonit, ora 11:00)

- Gjimnazi “Hasan Nahi”, në kuadër të Fondacionit për Arsim dhe Kulturë “Atmosfera”, organizon edicionin e gjashtë me radhë - Garën e Inteligjencës "Eureka 6". (Ambienti i Gjimnazit “Hasan Nahi” në Prishtinë, ora 11:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli merr pjesë në shënimin e 30-vjetorit të demostratave të 23 marsit 1989 me nismëtare gratë dhe vajzat e Balajve. (Teatri “Adriana” - Ferizaj, ora 11:00)

- UBT dhe Raiffeisen Bank mbajnë garën më të madhe në vend “Data Science Hackathon”. (Kampusi i UBT-së në Lipjan, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj bënë homazhe te Pllaka Memoriale e ushtarëve të KFOR-it, të rënë gjatë shërbimit në Kosovë. (Sheshi “Nëna Terezë”, ora 12:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj bënë homazhe te Pllaka Përkujtimore me emrat e ushtarëve britanikë, që humbën jetën në shërbim në Kosovë. (Sheshi “Edit Durham”, afër Hotelit Grand, ora 12:10)