20 Prill 2024

Rritja e ekonomisë globale sivjet dhe vitin e ardhshëm, 3.8% e 3.9%

Vjenë, 31 maj - Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) publikoi raportin e parashikimit ekonomik, sipas të cilit rritja e ekonomisë globale sivjet dhe vitin e ardhshëm do të jetë përkatësisht 3.8 dhe 3.9 për qind.

Raporti vë në dukje se politikat lehtësuese monetare dhe financiare janë forca kryesore nxitëse e rritjes së ekonomisë globale, por nëse proteksionizmi tregtar vazhdon të përshkallëzohet, do të dëmtohen investimet e punësimi, duke shtuar rrezikun ndaj rritjes ekonomike globle.

OECD-ja parashikon se, falë politikës së uljes së taksave, rritja e ekonomisë së ShBA-së këtë vit dhe vitin e ardhshëm do të arrijë përkatësisht në 2.9 dhe 2.8 për qind.

Me rritjen e eksporteve, të investimeve të biznesit dhe të konsumit privat, rritja e ekonomisë japoneze në të dy vitet pritet të jetë 1.2 për qind.

Për sa i përket Eurozonës, në raport thuhet se, me rimëkëmbjen e tregut të punësimit dhe rritjen përsëri të pagave, rritja ekonomike në vitin 2018 do të arrijë në 2.2 për qind, dhe 2.1 për qind në 2019-n.

Sekretari i përgjithshëm i OECD-së Angel Gurria tha po të mërkurën në një konferencë për shtyp se perspektiva për rritjen e ekonomisë globale është e mirë, por sipas tij, "ekonomia nuk rritet vetë".

Ai u bëri thirrje të gjitha vendeve të nxitin reformat strukturore, për të realizuar një rritje të vazhdueshme e të gjithanshme. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)