19 Mars 2024

Rreth 3,6 milionë njerëz kanë ngelur pa punë për shkak të koronavirusit në Francë

Paris, 2 prill - Rreth 3,6 milionë punëtorë në Francë kanë mbetur pa punë për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), njoftoi ministrja franceze e Punës, Muriel Penicaud.

Në një deklaratë, Penicaud tha se 337 mijë firma të dëmtuara ekonomikisht nga pandemia kanë nxjerrë nga puna gjithsej 3,6 milionë punëtorë.

Ajo tha se ky largim masiv nga puna i kushton shtetit 11 miliardë euro.

Të larguarit nga puna do të marrin 70 për qind të pagës së tyre nga shteti.

Nga ana tjetër, ministri i Banimit Julien Denormandie tha për një gazetë franceze se shteti do të ndihmojë me nga 7 euro në ditë rreth 60 mijë persona të pastrehë, me një total prej 15 milionë eurosh të dedikuara për këtë qëllim.

Franca ka siguruar 5 mijë vende në hotele për të pastrehët që kanë mbetur në rrugë dhe ka ndërtuar vende me kapacitet për 1.300 persona në 40 qendra të ndryshme.

Në Francë deri më tani jetën kanë humbur 4.032 persona nga COVID-19, kurse numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 56.989.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)