23 Prill 2024

RRBDSH nuk është organizatore e Konventës se Bizneseve të Diasporës

Paris, 22 nëntor - Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare (RRBDSH) në takimet e Bordit Drejtues të mbajtura nga data 18-20 nëntor 2019 në Paris te Francës, informon anëtarët e Rrjeteve të Bizneseve të Diasporës Shqiptare dhe opinionin e gjërë publik, se RRBDSH nuk është organizatore, pjesëmarrëse dhe as sponsorizuese e të ashtuquajtures "Konventë e Bizneseve të Diasporës dhe të huaja", e cila do të mbahet ditët e ardhshme në Prishtinë.

Njëkohësisht informojmë anëtarësinë e të gjitha rrjeteve në botë, se Rrjeti Global me lidershipin e saj është autoriteti i vetëm përgjegjës për organizimin e të gjitha aktiviteve formale dhe jo formale në nivel global.

Me këtë rast, RRBDSH reagon ashpër ndaj abuzimit me autoritetin e saj, duke deklaruar, se çdo formë tjetër e organizimit apo vendim që vie jashtë vendimeve të Bordit Drejtues dhe lidershipit të saj është i papranueshëm dhe jo legjitim.

Paris, 19.11.2019


Kryetarë të Rrjeteve                                          Lidershipi  Global
Texas                 Nazar Mehmeti                          Nazar Mehmeti, President
Wisconsin          Gani Ahmetaj                         Elmi Berisha, President për Amerikë/Kanada
Michingan          John Goci                                  Artan Llabjani, President për Evropë
New York           Elmi Berisha                             Ismet Smajli, Sekretar Gjeneral
Canada                Naser Berisha                             Naim Dedushaj, Drejtor Ekzekutiv
Angli                   Artan Llabjani
France                 Haziz Vardar
Benelluks            Amet Gjanaj
Gjermani             Mustafë Abazi
Suedi                   Albert Jashari
Itali                      Ermira Zhuri
Kroaci                  Besim Hulaj
Zvicer                   Fehmi Fetahu
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)