18 Prill 2024

Roli i ATK-së kyç në zbatimin e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike

Prishtinë, 17 dhjetor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka kërkuar nga Administrata Tatimore që të zbatoj  para së gjithash Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, por të kryej edhe të gjitha përgatitjet për implementimin e Pakos së Re Fiskale, e cila pritet të finalizohet në javët e para viti të ardhshëm.

“Roli i Administratës Tatimore është kyç për shkak të autorizimeve ligjore që ka në të gjitha veprimet, por edhe për shkak të përvojës së akumuluar me vite të zyrtarëve, të ekspertëve, të cilët janë pjesë e ATK-së”, tha Kryeministri Hoti.

Ai nënvizoi se gjatë këtij viti, me Pakon e Rimëkëmbjes Ekonomike dhe me Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, Qeveria është munduar që të kompensojnë maksimalisht bizneset nga ndikimi negativ i pandemisë Covid -19, për aq sa ka qenë dhe është e mundshme.

E nga ana tjetër, ministrja Bajrami theksoj se ky vit ka qenë vit i vështirë dhe sfidues për të hyrat buxhetore dhe për bizneset, teksa shtoi se me Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike do të mbështeten punëtorët dhe kompanitë.

Ndërsa, Zëvendësues, Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ekrem Hysenaj njoftoj kryeministrin Hoti me aktivitete aktuale të ATK-së, të cilat kryesisht janë të koncentruar në zbatimin e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, ai po ashtu tha se ndikimi i pandemisë në të hyrat ka qenë diku mbi 77 milionë euro më pak se planifikimi i të hyrave në fillim të vitit 2020.

 Edhe qarkullimi financiar i bizneseve në pandemi ka shënuar rënie rreth 1.2 miliard euro në krahasim me periudhen e njëjtë të vitit paraprak.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)