23 Prill 2024

Rishikimi i buxhetit mundëson implementimin e plotë të pakos fiskale emergjente

Prishtinë, 10 qershor - Ministrja e Financave Hykmete Bajrami, e shoqëruar edhe nga zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës Besnik Tahiri, kanë takuar sot kryetarët e komunave të Kosovës, me të cilët është diskutuar për menaxhimin dhe përballimin e situatës së shkaktuar nga pandemia Covid-19.

Në këtë takim ministrja Bajrami foli për situatën ekonomike dhe implikimet e shkaktuara nga pandemia Covid19.

Ajo bëri të ditur se Ministria e Financave është duke punuar intensivisht në procesin e rishikimit të buxhetit në bashkëpunim me organizatat buxhetore, përfshirë edhe komunat.

Ministrja shtoi se rishikimi i buxhetit do të mundësojë implementimin e plotë të pjesës së mbetur të pakos fiskale emergjente si dhe krijimin e programit për rimëkëmbje ekonomike i cili ka për synim nxitjen e aktivitetit ekonomik në vendin tonë dhe ruajtjen e stabilitetit fiskal.   

Ministrja Bajrami siguroi kryetarët e komunave se Qeveria e Kosovës do të jetë në mbështetje të komunave dhe do të përkrahë realizimin e projekteve kapitale të parapara për vitin 2020.

Ajo gjithashtu shfrytëzoi rastin të bëjë thirrje për menaxhim të mirë dhe transparent të buxhetit nga komunat e Kosovës dhe nga organizatat tjera buxhetore në Republikën e Kosovës.

 Nga ana e tyre kryetarët e komunave shprehën gatishmërinë për bashkëpunim me institucionet qendrore të Kosovës, si dhe bënë thirrje për mbështetjen e komunave për tejkalimin e situatës emergjente të shkaktuar nga pandemia Covid19.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)