29 Mars 2024

Rinovohen Zyrat Kadastrale Komunale në Vushtrri

Vushtrri, 18 qershor - Si rezultat i bashkëpunimit mes Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Komunës së Vushtrrisë dhe Autoritetit Norvegjez për Kadastër dhe Hartografi “Kartvekrket”, respektivisht Qeverisë së Norvegjisë,  me datë 18 qershor 2019, është bërë inaugurimi i Zyrave Kadastrale Komuna të reja në këtë Komunë.

Investimi për këtë projekt, i cili arrin vlerën e 65,000 eurove do të ndikojnë në avancimin e kushteve të punës për personelin e komunës, do të ndikojnë në avancimin e kushteve për qytetarët të cilët i drejtohen zyrave kadastrale komunale, do të rris transparencën gjatë kryerjes së punëve, do të ndikojnë më minimizimin e secilës mundësi për korrupsion, do të fuqizojnë llogaridhënien dhe në fund të do rris edhe kualitetin e shërbimeve dhe produkteve kadastrale dhe pronësore të cilat u ofrohen qytetarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës.

E rëndësishme për tu potencuar është se këto investime në zyrat e reja, në inventar, në rrjetin e energjisë elektrike, në  ventilimin dhe në pajisje dhe hapësira tjera nuk kanë për qëllim vetëm rinovimin e hapësirave fizike, por kanë për qëllim edhe ndërrimin e vet mënyrës së punës në tërësi gjatë ofrimit të shërbimeve kadastrale dhe pronësoro-juridike, përmes funksionalizimit të zyrave pritëse dhe zyrave për procesim të lëndëve.

Kjo nënkupton se qytetarët nuk do të kenë nevojë të shkojnë zyre pas zyrës, njeri pas njeriut, por kërkesat e tyre do ti dorëzojnë në një adresë të vetme, te zyra pritëse ku kushtet janë dinjitoze. Rrjedhimisht zyrtarët që procesojnë lëndët, nuk do të kenë nevojë që të pranojnë palë nëpër zyrat e punës ku procedohen lëndët.

Me rastin e ceremonisë inauguruese të këtij projekti, morën pjesë përfaqësues të autoritetit norvegjez për kadastër “Kartverket”, respektivisht z. Helge Onsrud dhe z. Tor Laugen, Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë Kadastrale të Kosovës z. Avni Ahmeti, dhe nikoqiri, Kryetari i Komunës z. Xhafer Tahiri.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)