25 Prill 2024

Rikthimi eventual i masave të izolimit do të ishte bombë për ekonominë e vendit

Prishtinë, 14 qershor - Duke marrë si referencë statistikat e Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, lidhur me Covid -2 numri i të prekurve nga kjo pandemi ka shënuar ngritje që përbënë një shqetësim.

Rikthimi eventual i masave paraprake të izolimit do të ishte një bombe për ekonominë e vendit dhe buxhetin e Kosovës. Një alarm i tillë është dhënë nga ekspertë të ekonomisë dhe komunitetit të biznesit.

Eksperti i ekonomisë Safet Gërxhaliu thotë se situata ekonomike dhe sociale ne Kosovë është mjaft shqetësues e si pasoj e pandemisë së Corona Virusit 19 si dhe e mos stabilitetit politik që ne momente të caktuara është edhe më shqetësues se Corona virusi.

“Kosova ka hy ne krizë me krizë sepse ne fillim te vitit kemi qene pa qeveri, pa buxhet të miratuar , pa rezerva shtetërore dhe pa buxhet rezervë. Efektet ekonomike te Corona virusit janë mjaft të mëdha dhe sot lirisht mund te thuhet se Kosova sot veç ballafaqohet me pandemi ekonomike dhe sociale si pasoj e goditjes ne veçanti të sektorit privat”, tha Gërxhaliu për Kosova.info.

Rikthimi eventual i masave të izolimit si pasojë e ngritjes së të prekurve konsiderohet se mund të jetë katastrofike për ekonominë e vendit. Gërxhaliu konsideron se nuk është zgjedhje mbyllja e ekonomisë dhe rënia e konsumit.

“Në qoftë se do te përsëritet mbyllja e ekonomisë prapë si pasoj e Corona virusit atëherë vërtetë do te mund te flitet për efekte enorme negative për ekonomin vendore. Edhe sot përkundër hapjes se ekonomisë efektet negative vërehen ne çdo sektor ekonomik e ne veçanti rënia e fuqisë blerëse dhe rënia e konsumit ne përgjithësi. Kur kësaj i shtohet edhe fakti i goditjes edhe te diasporës sonë kudo ne bote atëherë mund te paramendoni sa e vështir do te jetë rimëkëmbja ekonomike”, tha ai.

Prandaj sipas tij nuk duhet lejuar mbyllje të ekonomisë vendore dhe karantinim por duhet te vi ne shprehje dora e shtetit për të mbështetur ekonomin vendore si ne vendet tjera te Evropës dhe botes e ne veçanti sektorin privat ne Kosovë.

“Deri sa shtetet tjera kane draftu masat e katërta e pesta te rimëkëmbjes ne Kosovë nuk ka përfunduar ende faza e parë emergjente për paga prej 170 Euro. Prandaj mbyllja eventuale dhe karantinimi prapë i Kosovës do te varrosje e te menduarit ekonomik ne Kosovë e ne veçanti goditje direke e stabilitetit social që mund të shndërrohet ne bombë te kurdisur për të ardhmen e Kosovës”, tha ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)