29 Mars 2024

Rezervat ndërkombëtare të Rusisë shënojnë rënie për 5 miliardë dollar

Moskë, 6 shkurt - Rezervat ndërkombëtare të Rusisë në janar të vitit 2021 kanë shënuar një rënie për pesë miliardë dollarë krahasuar me muajin e kaluar dhe aktualisht janë 590 miliardë dollarë.

Sipas të dhënave më të fundit nga Banka Qendrore e Rusisë, rezervat ndërkombëtare të vendit më 1 shkurt u ulën me 0,84 për qind krahasuar me 1 janar të vitit 2021.

Më 13 janar, Ministria e Financave e Rusisë gjithashtu njoftoi se vëllimi i Fondit Kombëtar të Mirëqenies, fondi i dytë rezervë i vendit, u rrit me 46 për qind në vitin 2020 krahasuar me vitin e mëparshëm, duke arritur në 183.3 miliardë dollarë.

Rezervat monetare ose ndërkombëtare janë rezervat shtetërore të valutave të huaja, metaleve të çmuara, të tilla si ari, por edhe instrumente të tjera financiare që shteti përdor për të zgjidhur transaksione ndërkombëtare në valutë të huaj dhe tregje të tjera.

Rezervat monetare më saktësisht mundësojnë tregtinë ndërkombëtare pasi ato sigurojnë likuiditetin ndërkombëtar të vendit.

Rezervat ndërkombëtare shfrytëzohen për financimin e bilanceve negative dhe çekuilibrin e bilancit të pagesave të vendit.

Një vend që ka vëllim më të madh të rezervave ndërkombëtare është më i aftë të kryejë transaksione të shpejta me vendet e tjera pa pengesa. Me këtë, kredibiliteti i shtetit ndaj bashkësisë ndërkombëtare rritet. Kjo gjithashtu siguron qasje më të lehtë në tregjet ndërkombëtare.

Mbikëqyrja dhe administrimi i rezervave monetare kryhet nga Banka Qendrore në secilin vend.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)