24 Prill 2024

Rezerva Federale e SHBA-së ruan të pandryshuar normën e interesit

Prishtinë, 6 nëntor - Rezervat Federale të SHBA-së (FED) mbajtën të pandryshuar normën e saj të interesit të enjten në 0.25 për qind në takimin e saj të parë të planifikuar pas zgjedhjeve në SHBA.

Banka Qendrore tha se aktiviteti ekonomik dhe punësimi kanë vazhduar të rimëkëmben, por mbeten shumë nën nivelet përpara pandemisë së koronavirusit në fillim të vitit.

"Rruga e ekonomisë do të varet ndjeshëm nga rrjedha e virusit", deklaroi Komiteti Federal i Tregut të Hapur (FOMC). "Kriza e vazhdueshme e shëndetit publik do të vazhdojë të rëndojë mbi aktivitetin ekonomik, punësimin dhe inflacionin në një periudhë të afërt dhe paraqet rreziqe të konsiderueshme për parashikimin ekonomik për një periudhë afatmesme".

Ajo theksoi se do të përdorë mjetet e saj për të promovuar punësimin maksimal, por pothuajse gjysma e 22 milionë njerëzve që humbën punën në SHBA në mars dhe prill mbeten të papunë.

Numri i amerikanëve që paraqiten si të papunë për herë të parë ra me 7.000 javën e kaluar duke arritur në 751 mijë, tha Departamenti i Punës.

Parashikimet e analistëve ishin që kjo shifër të binte në 732 mijë për javën që përfundon më 31 tetor. Shifra e javës së kaluar u rishikua nga 751 mijë në 758 mijë.

Shteti Illinois regjistroi rritjen më të lartë, duke u rritur në 23.200 ndërsa Georgia, Massachusetts dhe New York shënuan rënie të mëdha.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)