24 Prill 2024

ReSPA merr model Prishtinën, për shërbimet administrative

Prishtinë, 2 mars - Drejtori i Administratës, z. Muhedin Nushi, priti në takim përfaqësuesen e RESPA-s dhe Bankës Botërore, znj. Edna Karadza.

Kjo vizitë e saj kishte për qëllim informimin mbi të arriturat e Komunës së Prishtinës në sferën e dixhitalizimit të shërbimeve administrative.

Shkolla Rajonale e Administratës Publike (ReSPA) ka ndërmarrë një studim rajonal për Ofrimin e Shërbimeve Publike në vendet anëtare të ReSPA (Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi dhe  Serbi). Qëllimi i projektit është që praktikat e mira që zhvillohen në vendet e Ballkanit perëndimor, t’i shpërndajë si modele mes vendeve anëtare.

Në punëtorinë e tanishme të ReSPA-s të organizuar në Prishtinë, Komuna e Prishtinës është përzgjedhur si institucion i vetëm i nivelit lokal ku janë identifikuar praktikat më të mira në ofrimin e shërbimeve administrative dixhitale me qytetarin në qendër.

ReSPA ka përzgjedhur disa projekte të Komunës sonë, të cilat do t’ua propozojë të gjitha vendeve anëtare për zbatim në institucionet e tyre lokale dhe qendrore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)