19 Prill 2024

Remitencat nga diaspora duhet të transformohen në investime

Prishtinë, 21 maj - Zëvëndës ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike,  Arian Daci, u takua me përfaqësuesin e Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, dhe me atë të Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Blerim Pushkolli.

Temë e këtij takimi ishte bashkëpunimi mes këtyre institucioneve gjithnjë në të mirë të qytetarëve të Kosovës dhe bashkatdhetarëve tanë.

U diskutua për remitencat nga diaspora që do të mund të transformoheshin në investime, që do të mundësonin jo vetëm zhvillimin e ekonomisë, por edhe hapjen e vendeve të reja të punës.

Gjithashtu,  u fol për kartonin e Gjelbër që ka ngecur si pasojë e mosanëtarësimit të Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Sa për kartonin e gjelbër, zv.ministri  Daci theksoi se po punohet, natyrisht në bashkëpunim edhe me BQK-në BSK-në, që edhe kjo pengesë të eliminohet dhe të gjendet një zgjidhje alternative , deri në pranimin e Kosovës në këtë organizatë.

Përpos  të tjerash, zv.ministri Daci potencoi pagesën e policës së sigurimit në mënyrë elektronike, që ua lehtëson dhe ua shkurton procedurat mërgimtarëve tanë.

Takimi përfundoi me dakordimin e palëve që ta thellojnë edhe më tej bashkëpunimin e tyre.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)