16 Prill 2024

Regjistrimi i Popullsisë 2021 do të jetë në harmoni me rekomandimet ndërkombëtare

Prishtinë, 1 nëntor - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka organizuar Konferencën: Java e Regjistrimit të Popullsisë 2021.

Në këtë Konferencë ishin të ftuar institucionet qendrore dhe lokale, si: ministrtië, agjencitë dhe institutet e tjera publike; komunat dhe pushteti lokal; organizatat ndërkombëtare (UN, BE, dhe ambasadat); komuniteti fetar, OJQ-të, shoqëria civile dhe mediat; si dhe në ditën e pestë ishin të ftuar ASHAK, universitetet, hulumtues dhe ekspertë të ndryshëm.

Fjalën hyrëse në këtë konferencë e mbajti Kryeshefi Ekzekutiv i ASK-së, Isa Krasniqi, i cili dha sqarime të hollësishme për përgatitjet e Regjistrimit të Popullsisë 2021 në Kosovë, si dhe rëndësinë dhe shfrytëzimin e këtyre të dhënave, si në aspektin e krahasueshmërisë statistikore, saktësisë, relevancës dhe prodhimit në kohë, që i ofrojnë Qeverisë së Kosovës, komunave dhe pushtetit lokal nga njëra anë dhe BE-së, FMN-së, Bankës Botërore etj., nga ana tjetër, një sfond më të mirë për negociata dhe vendimmarrje, që bazohen shumë në Regjistrimin e Popullsisë, si një instrument kyç i një vendi kandidat, që mbështet dhe shoqëron procesin historik të Kosovës në integrimet në BE.

Krasniqi ka thënë se regjistrimi i popullsisë 2021 do të jetë në harmoni të plotë me rekomandimet ndërkombëtare dhe në përputhje me Acquis Communautaire (kapitulli 18), që përfshin metodologjinë, klasifikimet dhe procedurat për grumbullimin e të dhënave në fusha të ndryshme, ndër të tjera statistikat demografike dhe sociale.

Krasniqi potencoi rëndësinë e të dhënave të Regjistrimit të Popullsisë për MICS-in, Dividentës demografike, projeksionet e popullsisë, planifikimeve demografike dhe në fushën e arsimit; shfrytëzimin e këtyre të dhënave për treguesit makroekonomikë (GDP/BPV, tregu i punës dhe shëndetësi); të dhënat e regjistrimit në aspektin e sigurisë, territorit, ambientit dhe migracionit, etj.; të dhënat e regjistrimit dhe treguesit e SDG-së 2030; të dhënat dhe zhvillimi ekonomik, sidomos ai i investimeve të huaja.

Qëllimi i kësaj Konference ishte njoftimi për zhvillimet e fundit rreth përgatitjeve për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave 2021, si dhe njëkohësisht edhe marrja e sugjerimeve, rekomandimeve dhe në përgjithësi kërkesa për kontribut të këtyre kategorive të shoqërisë për realizimin sa të suksesshëm të këtij projekti madhor, të rëndësishëm, jo vetëm për Agjencianë e Statistikave të Kosovës, por edhe për Kosovën në përgjithësi.

Ndërkaq, një prezantim të detajuar mbi planifikimet e aktiviteteve për realizimin e Regjistrimit të Popullsisë 2021 dhe planin buxhetor të shpërndarë në pesë vitet e ardhshme, e prezantoi drejtori i Departamentit të Statistikave Sociale, z. Avni Kastrati.

Kurse, ndër temat e tjera, që u diskutuan në konferencë ishin: metodat e aplikimit për mbledhjen e të dhënave në terren (CAPI); prezantimi i pyetësorëve dhe prezantimi për komunikim dhe sensibilizim. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)