16 Prill 2024

Reçica dhe Minxhozi zotohen për vazhdimin e mëtejmë të bashkëpunimit

Prishtinë, 31 tetor - Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, priti sot në një takim Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozin.

Ministri Reçica falënderoi ambasadorin Minxhozi për vizitën e tij si dhe për mbështetjen e vazhdueshme të Shqipërisë dhënë Kosovës, njëherit edhe ambasadori Minxhozi e uroi Ministrin Reçica, për përgjegjësitë e marra.

Gjatë këtij takimi në fokus të veçantë ishte nënshkrimi i marrëveshjes për vërtetimin e periudhave të sigurimit për realizimin e të drejtës për pension për qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë, si dhe u diskutua për çështjet që kanë të bëjnë me fushëveprimin e MPMS-së.

Ministri Reçica dhe ambasadori Minxhozi u zotuan për vazhdimin e mëtejmë të bashkëpunimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)