20 Prill 2024

Reçica dhe Ajdini u dakorduan për bashkëpunim

Prishtinë, 14 nëntor - Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale z. Reçica priti sot në një takim kryetarin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, z. Avni Ajdini, me dy nënkryetarët e saj.

Gjatë këtij takimi ministri Reçica dhe kryetari i BSPK-së z. Ajdini u dakorduan për bashkëpunim dhe ngritje të temave me interes për qytetarët dhe punëtorët në veçanti.

Tema me interes të përbashkët u konstatuan Ligji i Punës, Ligji i pensioneve kontributdhënëse, Ligji i Sigurimeve Shëndetësore etj.

Ajdini falënderoi ministrin Reçica për mikpritjen dhe bashkëpunimin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)