20 Prill 2024

Reçica bashkëpunon me FMN-në për reformat sociale

Prishtinë, 17 nëntor - Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, në kuadër të diskutimit për negocimin e programit për mbështetje financiare, me misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, ka realizuar një takim virtual me ekipin e këtij misioni, i përfaqësuar nga shefi i misionit për Kosovë, Gabriel Di Bella.

Në këtë takim, Ministri Reçica bisedoi lidhur me gjendjen e pandemisë në Kosovë dhe sfidat të cilat po ballafaqohet Qeveria, përkatësisht Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, lidhur me efektin e pandemisë në mirëqenien sociale të qytetarëve të Kosovës.

Ministri Reçica para anëtarëve të FMN-së prezantoi politikat e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, konkretisht Reformat në fushën sociale të cilat janë duke u ndërmarrë nga Ministria. Gjithashtu, paraqiti propozim-planin dinamik, rreth Reformës Pensionale, Reformës së Asistencës Sociale, Reformën e Marrëdhënies së Punës dhe Pushimit të Lehonisë, etj.

Me këtë rast, Ministri Reçica theksoi se Reforma Pensionale, Asistencës Sociale dhe Marrëdhënies së Punës janë shumë të rëndësishme për shtetin dhe qytetarët e saj, sepse drejtpërdrejt ndikojnë në mirëqenien e tyre, eliminojnë padrejtësitë, eliminojnë shumëfishësinë e ligjeve dhe krijojnë sistem të qëndrueshëm socio-ekonomik për vendin.

Ministri Reçica u pajtua me ekipin e misionit që të bashkëpunojnë ngushtë me qëllim që të gjinden zgjidhjet më të mira lidhur me këto reforma dhe që këto reforma të jenë në të mirë të qytetarëve dhe të qëndrueshme financiarisht.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)