24 Prill 2024

Rajon ende po i vuan barrierat ekonomike të aplikuara mes shteteve

Prishtinë, 12 shkurt - Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D), sot ka lansuar punimin “Konektivitet për Zhvillim: Rruga drejt zhvillimit ekonomik”, hulumtim ky i përqendruar në Kosovë, Shqipëri dhe Serbi. Hulumtimi është bashkëpunim i D4D-së, Lëvizja Evropiane në Shqipëri dhe Transconflict në Serbi, me mbështetje nga Fondi Evropian për Ballkanin.

Punimi mëton të vë në drite në kompleksitetin e Procesit të Berlinit, e sidomos teë Agjendës për Ndër lidhshmëri, ose siç njihet me gjerë në publik, Agjenda për Konektivitet.

Valza Zogjani, Hulumtuese e Politikave në Institutin Demokraci për Zhvillim (D4D), theksoj se operimi në një rajon i cili ende po i vuan pasojat e konflikteve të fundit të viteve të 90, rivaliteti politik mes shteteve e kontestet bilaterale, vështirësitë dhe barrierat ekonomike të aplikuara mes shteteve  sigurisht që nuk e lehtësojnë jetësimin e qëllimeve të kësaj agjende, që është arritja besimit mes popujve të rajonit përmes pikave kyçe të cilat mundësojnë rritjen e bashkëpunimit të tyre, se paku atij ekonomik, përmes investimeve në infrastrukture ndërlidhëse.

“Por sigurisht, Agjenda për Konektivitet afektohet gjithashtu edhe nga niveli i pabarabarte i zhvillimit nder shtete, niveli i ulte kapaciteteve shtetërore të shteteve pjesëmarrëse për të implementuar masat e buta dhe ato të forta infrastrukturore, ndikojnë negativisht në maksimizimin e benefiteve të kësaj agjende”, tha Zogjani.

Mona Xhexhaj nga Lëvizja Evropiane në Shqipëri tha se kur jemi tek Shqipëria, projektet që janë pjesë e agjendës se konektivitetit janë në faza të ndryshme të realizimit dhe disi në përputhje me afatet përkatëse për zbatim. Megjithatë tha ajo, janë disa sfida që po ngadalësojnë procesin e avancimit të projekteve, sic janë kapacitetet administrative dhe respektimi i standardeve teknike të detyrueshme.

Dritero Arifi, profesor universitar theksoj se procesi i Berlinit nuk ka arritur objektivat e pritura. “Pa pajtim rajonal nuk mund të këtë agjendë të duhur të procesit të Berlinit. Kjo s’ka ndodhur dhe ky mund të adresohet si dështim i Bashkimit Evropianë”, tha profesor Arifi.

Ndërkohë, Donika Emini, hulumtuese në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë tha se procesi i Berlinit është proces polikë, të cilin Kosova është dashur ta shfrytëzoj maksimalisht meqë është i vetmi proces ku Serbia nuk ka mundur ta bllokoj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)